Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Truqe bukurie që grimerët dëshirojnë të filloni t’i aplikoni!

Në jetë, gjithnjë mundeni të ndryshoni dhe të përmisoni gjërat, dhe rutina e bukurisë nuk është një përjashtim. Grimerët që punojnë me të famshmit si Gigi Hadid dhe Emily Ratajkowski janë këtu për të na treguar truqe të panumërta që do ju garantojnë një rutinë të suksesshme bukurie.

“Kontrolloni pamjen tuaj të zakonshme në çdo dritë të mundshme. Nga drita e natyrshme e diellit në atë të zyres suaj, madje edhe në dritë të celularit, dhe do të befasoheni se sa ndryshe duket grimi juaj. Përderisa e bëni këtë, ju do të mund të shihni se sa përmisime të vogla duhet të bëni në fytyrë,” thot Joanna Schlip.

“Eksperimentoni dhe thyeni rregullat. Nëse ju aplikoni gjithnjë një buzëkuq nude, atëher kësaj rradhe aplikoni një me ngjyrë të kuqe. Nëse nuk keni aplikuar asnjëher një eyeliner vjollce, atëher provojeni. E kam shumë seriozisht. Grimi është një mjet me të cilin ju duhet të argëtoheni. Pasi që të keni përmisuar atë që ju pengon, mendojeni grimin si një aksesor mode dhe merrni guximin të provoni gjëra të ndryshme,” thot Molly R. Stern.

“Sigurohuni që do të përdorni korrektor pas një hidratuesi me ngjyrë ose bazë grimi në mënyrë që të mos largojë bazën,” thot Tina Turnbow.

“Aplikimi i një vaji të fytyrës në lëkurë para aplikimit të grimit në vend të një primeri do i dhurojë lëkurës një shkëlqim natyral dhe do e bëjë grimin më të mirë dhe më të lëmuar,” thot Lina Hanson.

“Balanconi fytyrën nëse do të aplikoni një pamje më dramatike të syve dhe pamje më të lehtë të buzëve, si dhe anasjelltas. Ju duhet të theksoni tiparet e juaja natyrale, dhe jo të krijoni një maskë,” thot Julie Harris.

“Asgjë nuk është më e bukur se sa vetulla të plota dhe të shëndetshme. Do dëshiroja që të gjithë të lejonin që t’u rriteshin vetullat. Kur teprohet me largimin e vetullave, ato nuk duken aspak bukur dhe në fakt e bëjnë pamjen e fytyrës më të plakur, e tëra që ju duhet është një mirëmbajtje e lehtë e tyre,” Hung Vanngo.

“Vitet e kaluara, kam vërejtur një fokusim të madh në vetulla më të guximshme, ato si Cara Delevigne dhe Anastasia Beverly Hills, të cilat kapën vëmendjen në të gjithë botën. Megjithatë, unë ende takoj klient që nuk kanë njohuri se si të plotësojnë vetullat, do më pëlqente nëse shihja që klientët e mi do të mësoheshin të plotësosnin vetullat sipas formës së fytyrës së tyre,” thot Carissa Ferreri.

“Filloni të përgatitni lëkurën para se të filloni me aplikimin e grimit. Kujdesi i lëkurës është thelbësor për një pamje të bukur të grimit. Unë filloj me një pastrues, pastaj me tonifikim të lëkurës, pastaj një serum, dhe pas një masazhimi të lehtë të lëkurës aplikoj një gell hidratues dhe si përfundim të kësaj rutine aplikoj një primer,” thot Joseph Carrilo.

“Një nga gjërat që do dëshiroja që femrat të bëjnë është përgatitja e lëkurës para grimit me anë të një hidratuesi cilësor që përmban SPF. Një hidratues që korigjon pamjen e njollave dhe përmison pamjen e poreve përderisa mbron lëkurën nga rrezet e diellit,” thot Ermahn Ospina.