Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Truket e theksuesit që duhet t’i zotëroni tani!

Kush nuk ka dëshirë të luajë dhe eksperimentojë me theksuesit e tyre? Ne me siguri e bëjmë! Në fakt, mund të bëhet shumë më tepër me theksuesin tuaj përveç krijimit të shkëlqimit vezullues në faqet tuaja dhe hundë. Shqyrtoni më poshtë disa truqe të mahnitshme të theksuesit që do t’ju bëjnë ta duani edhe më shumë këtë produkt!

Illuminate your complexion

Ndriçoni ngjyrën e lëkurës tuaj

Nëse keni një theksues të lëngët, kjo është mënyry më e lehtë dhe më efektive! Përzierni disa pika të theksuesit me BB kremë apo bazën tuaj (përdorni një bazë me mbulim të dukshëm) dhe aplikojeni atë në të gjithë fytyrën tuaj për një ngjyrë me shkëlqim natyral.

Plump your lips

Fryni buzët tuaja

Përdorni një furçë të preferuar për të aplikuar pak theksues në harkun e buzëve – pastaj vazhdoni me një aplikim të barabartë të buzëkuqit (mundësisht të errët). Kjo menjëherë ju krijon një qëndrim të buzëve të fryra. Përsëriteni hapin nëse kërkohet.

Accentuate your contour

Theksoni përkufizimin (konturimin) tuaj

Ju nevojitet një sasi shumë e vogël e theksuesit për këtë truk – më parë duhet të bëni konturimin, përshkojeni zonën e përkufizuar me një pluhur të tejdukshëm. Më pas, përdorni pak theksues mbi të për të theksuar më shumë konturimin. Ky truk siguron që sipërfaqja e konturimit tuaj të jetë më e thellë dhe e dukshme! Kjo teknikë quhet edhe konturimi i kundërt. Këtë mund ta arrini duke përdorur në anën e errët të konturimit, si pjesa më e lehtë për ta theksuar.

Pop your collarbones

Shfaqni klavikulat tuaja

Mendoni se fustani sexy me dekolte të hapur nuk mund të bëhet më seksi? Thjeshtë spërkatni ca pluhur vezullues mbi klavikulat tuaja dhe shikoni magjinë që ndodhë.

Brighten your under eyes

Theksoni zonën nën sytë tuaj

Kjo mund të duket si një truk i çuditshëm, por dihet se ndikon mrekullisht. Pluhurosni një sasi të vogël të theksuesit nën sytë tuaj të fshehtë për një pamje më të zgjuar. Mos harroni të përdorni nuanca që janë të përafërta me tenit tuaj të lëkurës.