Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Truke të shpejta nëse baza e makijazhit është tepër e errët për lëkurën tuaj!

Ju ndodh që të keni harxhuar bazën tuaj dhe tjetrën e bleni online. Mirëpo kur vie koha që të përdoret, e kuptoni se është një nuancë apo dy më e errët sesa ju duhet. Sidoqoftë, nuk keni nevojë për panik, dhe nuk keni nevojë të hidhni shishen në kosh të plehrave. Ka zgjidhje për këtë problem, vazhdoni me leximin të kuptoni se cilat janë ato.

  1. Përziej me hidratues
    2. Use finishing powder

Hidratuesi nuk është i paarritshëm dhe sigurisht që keni një shishe në shtëpi. Nëse baza e makijazhit është më e errët sesa duhet, merrni pak bazë në dorë dhe hidhni pak hidratues. Pastaj përziej dhe testoni nëse nuanca është e duhur, pastaj aplikojeni në fytyrë. Nëse baza është prap më e errët, përdorni më tepër hidratues derisa të arrini në nuancën e duhur.

  1. Përdorni pudër për lustrim

Pudra për lustrim është më e hapur se baza e juaj, andaj është zgjidhje e mirë për të hapur bazën e errët. Pasi të keni aplikuar bazën, aplikoni pudër lustruese mbi të. Duke e bërë këtë, do të zbardhni pigmentimin e bazës.

  1. Përdoreni si bronzer

Nëse keni blerë bazë të errët për një apo dy nuanca, mund të mos e përdorni si bazë. Mund të përdorni si bronzer. Gjithçka që ju duhet është të aplikoni bazë pudër dhe të përdorni bazën e errët vetëm në mollëza dhe vijën e nofullës që të gdhendet fytyra.

  1. Hollojeni me primer

Një mënyrë tjetër e shkëlqyer e zbardhimit të bazës së errët është t`a holloni me primer. Kjo do e zbardhë bazën dhe do ju japë një përfundim vezullues, duke e bërë bazën të zgjasë më shumë.

  1. Përzieni me bazë më të hapur

Nëse keni vështirësi në gjetjen e nuancës së duhur të bazës, atëherë përzieni dy baza të nuancave të kundërta derisa të arrini nuancën e dëshiruar.

  1. Përdorni korrektor

Mund të provoni të përdorni korrektor që është bërë për rregullimin e bazës së makijazhit. Një korrektor mund të hapë ngjyrën e bazës suaj .