Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Tretmani i ri me oksigjen për flokun tuaj!

Do jeni të shokuar kur të mësoni se 40% e femrave përjetojnë rënie të flokëve para moshës 40. Stilistët e flokëve e kuptojnë këtë më mirë se të gjithë, pasi që ata kalojnë orë të tëra me klientët e tyre për çdo problem të mundshëm që ata mund të përjetojnë, dhe si rezultat, salonet po zgjërojnë shërbimet e tyre duke përfshirë tretmane për flokë të dobëta.

“Klientët e mi të cilët ankohen për flokë të dobët dhe rënie të flokëve – sidomos femrat me foshnje – kërkojnë zgjidhje fikse që nuk përfshin një termin të caktuar tek mjeku,” thot Nunzio Saviano.

Në një përpjekje për të ju ofruar klientëve një zgjidhje më efektive, Saviano prezantoi Oxilogica, të cilën ai e prezanton si një tretman me oksigjen për skalpin dhe flokun. “Madonna ishte e para nga të famshmit e cila pranoi tretmanin me oksigjen, gjë e cila shkaktoi që ky tretman të popullarizohet,” thot ai.

“Ashtu si ndihmon oksigjeni të pastrohen poret në fytyrë, kur përdoret në skalp, Oxilogica ndihmon në pastrimin e folikuleve nga shtresimi i produkteve. Dobësimi i flokëve po bëhet një problem i zakonshëm në ditët e sotme, një arsye që po i bën ato të pastrojnë flokun vetëm 1 her në javë dhe të përdorin shampo të thatë dhe produkte të tjera në përditshmëri, gjë e cila krijon një shtresim të shumtë të tyre. Shtresimi i produkteve shkakton bllokim të folikuleve, gjë e cila pas një kohe shkakton pengesa në rritjen e flokëve.”

Tretmani 4 hapësh detoksifikon, ushqen dhe stimulon skalpin me anë të produkteve të ndryshme, masazhim të skalpit dhe një makinë profesionale të teknologjisë së lartë me molekula oksigjeni e cila rrit depërtimin e përbërësit aktiv të tretmanit, qeliza burimore nga lulja stella aplina që Saviano thot se janë vërtetuar që nxisin rritjen e flokut. “Kam kaluar 2 vite duke punuar me shkencëtarë në Itali për të zhvilluar këto produkte dhe këtë tretman,” spjegon ai. “Këto qeliza burimore bimore janë vërtetuar se stimulojnë folikulin e flokëve në të dyja gjinitë.”

Masazhimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në tretmanin Oxilogica: fillimisht, pika detoksifikimi masazhohen në skalp për të prishur lidhjen mes skalpit dhe produkteve të shtresuara, pastaj, pika për rënie të flokut masazhohen në skalp të pastër, duke shënjestruar zona me flokë të dobëta. “Gjyshja ime gjithnjë më thoshte, nuk po kreh flokun, por skalpin.’ Nxitja e qarkullimit në skalp është kryesore.”

Përpos zvoglimit të këputjes së flokut, leskërimit dhe rënies së flokut, klientët e Savianos gjithashtu vërejnë rritje të flokut pas përfundimit të 1 tretmani çdo 2 javë për 3 muaj – më shumë rreth flokëve, por gjithashtu edhe në zona të tjera. “Nuk është një plotësim i menjëhershëm, por tani për tani po përqëndrohemi me problemin e rrënjës,” thot ai. “Kur folikuli i flokut është i dobët, duhet të forcohet, dhe ne e arrijmë atë me këtë tretman.”

Edhe pse saloni i Saviano është i vetmi që ofron këtë tretman, shumë stilist të tjerë performojnë shërbime të skalpit që trajtojnë këto probleme. “Thjesht kërkoni një tretman i cili pastron flokun nga shtresimi i produkteve si dhe që e kondicionon atë,” thot stilisti.