Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Tretmanet verore më të mira të trupit!

Kur duhet të filloni me këto tretmane dhe si të përfitoni nga ato…

Vera është në horizont, që do të thot se duhet të ndërmerrni masa për trupin tuaj. Tretmanet e duhura të bukurisë mund të ju kursejnë kohë dhe t’ju bëjnë të dukeni bukur deri në shtatorë. Ja cilat nuk duhet ti humbni dhe nga cilat mund të arrini përfitimet më të mëdha për trupin tuaj.

Tretmani: Depilim bikini

Pse ju duhet: Për stinën e verës ju duhet të depiloni pjesën e bikineve dhe të siguroheni që keni arritur një zonë të lirë nga qimet dhe një lëkurë të lëmuar për javë me rradhë.

Pasi që të filloni depilim të rregullt, qimet fillojnë të dalin më të buta dhe më të holla, dhe depilimi do bëhet më i lehtë. Shkoni në një salon ku ju mund të ju besoni me këtë gjë të ndjeshme.

Kur duhet ta bëni: Qimet duhet të jenë 6mm të gjata në mënyrë që dylli të kapet. Nëse për momentin po përdorni rroje ose kremë depilimi, do ju duhet kohë që qimet të rriten. Caktoni një termin për Qershor që të jeni të sigurt.

Sa shpesh duhet ta bëni: Çdo 3 deri 4 javë. Por pasi që qimet nuk rriten të gjitha për një kohë të njejtë, koha mund të ndryshojë.

Tretmani: Shërbimi i zbutjes së flokëve

Pse ju duhet: Ndryshe nga tretmani i flokëve me keratinë, e cila drejton flokun në tërësi, një tretman për zbutjen e flokut ka vetëm një qëllim: flokë të shëndetshme me shkëlqim. Nuk do e prish teksturën e flokut, vetëm që do e luftoj flokun e dëmtuar dhe do i shtojë shkëlqim.

Kur duhet ta bëni: Caktoni një termin në Maj, dhe pasi që rezultatet janë afatgjate, floku juaj do jetë i shëndoshë dhe me shkëlqim deri në Shtator.

Sa shpesh duhet ta bëni: Çdo 4 deri 6 muaj.

Arrini rezultate të mira: Përdorni shampo që nuk përmbajnë sulfate pas tretmanit në mënyrë që të siguroheni që rezultatet të zgjasin.

Tretmani: Depilim i këmbëve

Pse ju duhet: Fustanet e shkurtëra, pantollonet e shkurtëra, bikinet: Vera vë në pah pamjen e këmbëve tuaja. Ju mund të rruani këmbët çdo ditë, ose thjesht ti depiloni ato, tretman i cili mban lëkurën të lëmuar dhe pa qime të forta për disa javë me rradhë. Kalkuloni dhe kuptojeni që ky tretman ju kursen kohën dhe mundin tuaj.

Tjetër përfitim? Depilimi dublon edhe si zhveshës: largon qelizat e vdekura të lëkurës bashk me qimet duke rezultuar në lëkurë të butë.

Kur duhet ta bëni: Filloni me rritjen e qimeve herët në Maj – idealisht kur ende mund të vishni pantollonat e gjata. Ashtu si qimet e zonës së bikineve, edhe qimet e këmbëve duhet të jenë 6mm.

Sa shpesh duhet ta bëni: Çdo 3 deri 4 javë, edhe pse koha e rritjes së qimeve varet nga personi në person.

Arrini rezultate të mira: Për një lëkurë sa më të lëmuar që është e mundur, përgatitni dyllin me një zhveshës.

Tretmani: Manikyr gelli

Pse ju duhet: Një manikyr gelli do të thot : thonj të bukur dhe pa plasaritje në fotografitë tuaja të pushimit. Rëra e ashpër dhe uji i kripur janë paksa të ashpër në thonj, që do të thot se një manikyr i zakonshëm nuk do të mund ti rezistojë as edhe një fundjave në plazhë.

Kur duhet ta bëni: Më së shumti 1 javë para se të niseni për pushime. Kështu nuk do rrezikoni që t’ju rriten thonjtë dhe manikyri të humb bukurinë e vet.

Sa shpesh duhet ta bëni: Çdo 2 javë maksimum.

Arrini rezultate të mira: Keni kujdes ndaj thonjëve tuaj sa më shum që keni mundësi. Shembull: kur pastroni enët, përdorni doreza, ose edhe më mire: bëjeni që i dashuri ti pastroj ato.

Tretmani: Depilim i vetullave

Pse ju duhet: Qëndrimi para pasqyres për 1 orë rresht në një mbrëmje të fundjavës nuk është mënyra më e mirë për të kaluar një natë vere. Formësimi i vetullave duhet besuar një profesionisti. Një specialist depilimi do vendos pamjen më të mirë të vetullave për formën e fytyrës suaj.

Kur duhet ta bëni: Sa herë që vetullat kanë nevojë për përkujdesje.

Sa shpesh duhet ta bëni: Çdo 3 javë, gjë e cila shkurton kohën e termineve.