Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Tretmanet të cilat sipas dermatologëve vërtetë funksionojnë kundër akneve!

Kur është fjala për gjetjen e tretmanit të duhur për të luftuar aknet, ekzistojnë miliona produkte të cilat pretendojnë që kryejn punën, dhe jo të gjitha janë të krijuara të njejta. Nga pastrues në kremëra dhe tretmane të zonave të caktuara, mundësitë janë të shumta, duke e bërë të pamundshme të vendosni se cila është e duhura për ju.

Në vazhdim do të mund të lexoni shkaqet e akneve dhe pastaj tretmanet kundër tyre:

Çfarë i shkakton aknet?

Aknet formohen kur yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës kombinohen për të formuar një tapë e cila bllokon poret. Zakonisht lëkura vetvetiu largon qelizat e vdekura, por nëse trupi prodhon sebum të tepërt, qelizat e vdekura ngecen në pore, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD).

Ndonjëher, një baktere e quajtur p.acnes gjithashtu ngecet në pore, ku ajo shumëzohet. “Pasi që p. acnes bakteria që gjendet në mënyrë natyrale në lëkurë, rritet përshkak të folikulit të bllokuar, ajo zonë bëhet e inflamuar dhe kjo është momenti kur ju vëreni ndryshime të lëkurës,” thot Sejal Shah.

Tretmanet për të cilat do të mund të lexoni më poshtë, zhveshin lëkurën duke larguar qelizat e vdekura, vajin e tepërt, të cilat ndalojnë inflamacionin dhe mbysin bakteren P.acnes. Ekzistojnë madje edhe disa tretmane që janë efektive për akne hormonale.

Nuk ekziston 1 tretman për të gjitha problemet

Të gjithë dermatologët pajtohen me këtë gjë. Çdo pacient reagon ndryshe ndaj tretmaneve, dhe ndonjëher gjendja e tyre mund të përkeqësohet. Por me ndihmën e dermatologëve, ju mund të gjeni tretmanin e duhur për problemin tuaj. Dhe po, në mënyrë që të gjeni tretmanin e duhur, ju duhet të bashkëpunoni me një dermatolog.

Fillimisht, dermatologu juaj do analizojë lëkurën tuaj për të përcaktuar gjendjen e akneve dhe për të vlerësuar ato, si dhe për të gjetur llojin e tyre, thot AAD. Pastaj, ato do gjejnë tretmanin i cili do ketë efekt në problemin tuaj: topikal ose oral (ose te dyja).

  • Tretmani topikal: ky lloj i tretmanit është më i zakonshmi. Disa arrijnë efektin duke mbytur bakteren që i ka shkaktuar aknet, përderisa disa të tjera largojnë aknet duke zvogluar yndyrën. Përbërësit në tretmanet topikale mund të përfshijnë: retinoide, peroksid benzoil, antibiotik ose acid salicilik.
  • Tretmanet orale: këto medikamente, të cilat funksionojnë nga brenda, ju rekomandohen kur keni puçrra të kuqe dhe të enjtura. Ato mund të ju rekomandohen në forma të ndryshme si: antibiotik (të cilët mbysin bakteren dhe ulin inflamacionin), pilula për kontrollë të shtatzanisë (të cilat ndihmojnë me aknet hormonale) si dhe isotretinoin.

Këto janë tretmanet më të mira kundër akneve:

Acidi Salicilik

Acidi Salicilik është zgjedhja e zakonshme në luftën kundër akneve, atë mund ta gjeni si një përbërës aktiv në shumicën e produkteve të cilat janë kundër akneve. Acidi Salicilik është një beta hidroksi acid (BHA)i cili funksionon duke shpërbërë yndyrën e tepërt dhe duke zhveshur lehtësisht qelizat e vdekura të lëkurës.

Acidi salicilik gjithashtu posedon veti anti-inflamatore të cilat ndihmojnë kundër plasaritjeve cistike të inflamuara. Edhe pse është në rregull nëse përdorni acidin salicilik në një pastrues fytyre, rezultate më të mira mund të arrini kur e përdosni në një toner ose ndonjë tretman pa shpërlarje pasi që kështu ju i jepni kohë për të arritur efektin e dëshiruar. Mos harroni që ky acid mund të thajë lëkurën nëse teprohet me aplikim, pra ju duhet të zgjedhni vetëm 1 produkt me këtë përbërës për përdorim të përditshëm.

Acidi glikoik

Acidi glikoik është një alfa hidroksi acid (AHA) i cili lehtësisht zhvesh lëkurën duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës të cilat mund të bllokojnë poret. Ashtu si acidi salicilik, ju mund të gjeni këtë acid në përbërjen e produkteve të ndryshme si: pastrues fytyre, pilling, hidratues dhe serume.

Peroksid benzoil

Peroksidi benzoil është një përbërës antibakterial dhe është shumë efektiv kundër bakteres P.acnes e cila shkakton plasaritjet në lëkurë. Por prap se prap, ky benzoil posedon edhe anën negative. Kremërat që nuk duhet të shpërlahen ose tretmanet pastruese mund të thajnë lëkurën e ndjeshme dhe të zbardhojnë rrobat e juaja nëse nuk keni kujdes gjatë aplikimit.  Eric Meinhardt thot se është mirë nëse përqëndroheni në produkte që nuk përmbajnë peroksid benzoil më shumë se 2% pasi që nëse produkti ka koncentrim më të lartë atëher mund të dëmtojë lëkurën tuaj pa mos rritur efektin kundër bakteres.

Retinoli

Mbase keni ndëgjuar për përfitimet e retinolit kundër plakjes, por vitamina A është efektive edhe në pastrimin e akneve. “Retinoidët përshpejtojnë qarkullimin e qelizave të lëkurës duke ulur prodhimin e yndyrës dhe duke ndihmuar në zhveshjen e lëkurës,” thot Rita Linkner. Përfitim tjetër: aknet janë një inflamim i lëkurës, dhe retinoidët janë anti-inflamatorë.

Shah shpesh rekomandon të përdorni retinol ose retinoid të cilat nuk keni nevojë të përshkruhen nga mjeku, ato jo vetëm që ndihmojnë në eliminimin e akneve por gjithashtu edhe në parandalimin e tyre. Ato gjithashtu ndihmojnë kundër hiperpigmentimit.

Por, mos harroni që retinoli mund të irritojë lëkurën nëse keni lëkurë të ndjeshme (ekzema ose rosacea). Megjithatë, dermatologu juaj mund të ju rekomandojë medikamente me retinol me jo më shumë se 0.1 ose 0.25%) gjë e cila është më e tolerueshme.

Retinoli nuk është një shërim i cili funksionon në mënyrë të shpejtë. Merr kohë për të shfaqur rezultatet e para, dhe ndonjëher ju duhet të vazhdoni me përdorim për të mirëmbajtur rezultatet që keni arritur.

Sulfur

Kujdes: sulfuri ka një aromë të keqe. Por është mjaft efektiv kundër akneve të mbushura me qelb. Funksionon duke larguar yndyrën. Sulfuri zakonisht përzihet me përbërës të tjerë aktiv për të arritur rezultate më efektive. Atë mund ta gjeni në maska dhe tretmane që shënjestrojnë zona të caktuara.