Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Tretmanet që funksionojnë për njollat e errëta, sipas dermatologëve!

Merrni kontrollin mbi hiperpigmentimin e lëkurës.

Qëllimi i të gjithve është arritja e një lëkure të patëmetë, dhe të arrijme pamjen e bukur të fytyrës pa grim, por e vetmja gjë që na pengon janë: njollat e errëta. Toni i pabarabart i lëkurës na shtyen të aplikojmë grimin edhe kur nuk kemi dëshirë. Ne biseduam me disa dermatolog për të kuptuar disa mënyra se si të heqim qafe çngjyrosjen e lëkurës njëher e përgjithmonë.

“Njollat e errëta ose hiperpigmentimi janë shkak i prodhimit të tepërt të melaninës në lëkurë nga melanocitet,” spjegon Melissa Doft, kirurge plastike. “Hormonet – estrogjeni dhe progesteroni – mund të rrisin nivelin e melaninës, dielli mund të rris nivelin e melaninës, procesi i plakjes mund të rris madhësinë e melanociteve, thot Doft. Faktorë të tjerë si: irritim i lëkurës si rezultat i akneve, depilimit dhe zhveshësve të fortë, gjithashtu mund të shkaktojnë njolla të errëta.

Ja disa nga tretmanet për trajtimin e hiperpigmentimit:

Mbrojtësi kundër diellit

Krema kundër diellit është një obligim ndaj lëkurës sonë. “Njollat e errëta vetëm që do të përkeqësohen gjat ekspozimit në rreze të diellit,” thot dermatologu Alan J. Parks. “Krema kundër diellit përmban oksid zinku ose dioksid titanii, që bllokojnë rrezet e diellit që errësojnë edhe më shumë njollat e errëta.”

Vitamina C

Mendoni përtej lëngut nga portokalli: Vitamina C mund të përdoret si antioksidant topikal që ndihmon në bllokimin e radikaleve të lira nga shkaktimi i dëmeve oksidative në lëkurë. “Gjithashtu ndalon procesin enzimatik që prodhon melaninën në lëkurë, ashtu duke ndihmuar në zvoglimin e ngjyrës së errët në lëkurë,” thot Sumayah Jamal. Tjetër përfitim i vitaminës C është se ajo nuk ndriçon lëkurën por vetëm shënjestron zonat me problem të pigmentimit.

Hidrokuinone

Kur flitet për trajtimin e njollave të errëta, hidrokuinona ka qenë një standard i artë për më shumë se 50 vite. Ju mund ta gjeni këtë përbërës në shumë produkte me koncentrim prej 2% ose më pak. Në nivel biologjik, hidrokuinona funksionon në ndalimin e enzimit të quajtur tirosinase, i cili ndihmon në prodhimin e melaninës, spjegon Cook-Bolden. Natyrisht, sa më pak tirosinase që prodhohet aq më pak melaninë prodhohet.

Në disa raste, efektet e hidrokuinonës mund të shihen në më pak se 2 javë. Por sidoqoftë, ju duhet t’i jepni kohë nga 8 deri 12 javë në mënyrë që rezultatet të jenë të dukshme.

“Varësisht nga produkti se me çka aplikohet në lëkurë, hidrokuinona mund të shkaktojë thatësi, skuqje si dhe djegie, të cilat mund të jenë reaksione alergjike në këtë përbërës,” tregon Cook-Bolden, i cili gjithnjë rekomandon testim në një pjesë të lëkurës. Tjetër efekt anësorë i mundshëm është hijëzimi, e cila është një ndriçim i paqëllimshëm i lëkurës jasht zonës së shënjestruar. Për të shmangur këtë, aplikoni hidrokuinonë në qendër të njollës dhe shpërndajeni lehtësisht në skaje.

Acidi Kojik

Acidi Kojik zakonisht përdoret për ndriçim të lëkurës, dhe më së miri përdoret në kombinim me hidrokuinonën për rezultate maksimale. “Funksionon duke ndaluar një faktorë kryesorë në aktivitetin e qelizave të pigmentit,” thot dermatologu Carlos Charles. “Rreziku zakonisht lidhet me acidin kojik si dermatitis alergjik për këtë arsye atë mund ta gjeni në koncentrime të ulta.” Ata me lëkurë të ndjeshme duhet të zgjedhin doza të vogla gjat natës pasi që irritimi dhe inflamaxioni mund të jenë efekte anësore. Gjithashtu, mos prisni rezultate të shpejta, mund të kalojnë muaj me rradhë deri sa të shihni zvoglim të hiperpigmentimit me anë të aplikimit të acidit kojik topikal.

Laserët

Laserët kushtojnë shumë, por janë tretmani më efektiv kundër njollave të errëta. “Ato përdorin rreze të fokusuar të dritës që kanë shënjestër të specifikuar apo chromofore për të prishur dhe eliminuar grimcat e pigmentit në lëkurë,” spjegon Cook-Bolden. “IPL mund të trajtojë pigmentimin e padëshiruar. Megjithatë, ky tretman ofron dritë më pak të fokusuar dhe mund të ketë efekt të padëshiruar në lëkurën përreth njollave.”

Qëruesit kimikal

Tretmanet me zhveshës si qëruesit kimikal largojnë shtresat e larta të lëkurës së vdekur duke ndihmuar në zvoglimin e pamjes së lodhur të lëkurës në mënyrë që të reflektojë dritën më mirë dhe të duket me shkëlqim, spjegon Jamal. “Me kalimin e kohës, këto tretmane mund të stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe të zvoglojnë pamjen e njollave të errëta,” thot ai, por kujdes nga qëruesit kimikal që janë të forta, pasi që ato mund të djegin lëkurën. Përbërësit e zakonshëm aktiv në qërues pro-grade përfshijnë acid glikoik, mandelik, salicilik si dhe trikloroacetik. Jamal shton se përderisa qëruesit për përdorim në shtëpi janë në dispozicion ato më shumë do largojnë lëkurën e vdekur se sa të ndriçojnë lëkurën.

Mikrodermabrazion

Mikrodermabrazion është një tretman i njohur i zhveshjes për hiperpigmentim që përdor grimca të vogla për të larguar lëkurën e vdekur. Cook-Bolden përshkruan mikrodermabrazion si një procedurë jo-kimike që nuk shkatrron indet e lëkurës, që nënkupton se nuk ka nevojë për shërim. Mikrodermabrazion është tretman i mirë për hiperpigmentim të lehtë, pasi që rezultatet janë modeste në termet e përmisimit të pamjes së çngjyrësimit të lëkurës.

Mikrogjilpërat

Ky tretman nuk është për ata që janë të dobët në zemër. E performuar me anë të një rolleri nga metali i shkallës mjeksore, e mbuluar me qindra maje të vogla, mjeti krijon një seri të plagëve të vogla duke u munduar të rikrijojë prodhimin e kolagjenit të lëkurës sëbashku me elasticitetin. Përderisa shumë verzione për përdorim në shtëpi ekzistojnë, Doft rekomandon që fizicienti juaj të kontrollojë nivelin e penetrimit – mendoni gjysmë milimentri deri 2.5 milimetra.

Për rezultate të mira, tretmani i mikrogjilpërave shpesh kombinohet me tretmane topikale. “Pasi që barriera e lëkurës të jetë hapur, është e mundshme futja e përbërësve të njohur për ndriçimin e lëkurës si: Vitamin C,”thot Doft. Dermatologët mund të përdorin plazma të pasura me platet, serum special për shërimin e plagëve ose një përbërës me vitamin C dhe acid hialuronik për të ndihmuar me hiperpigmentim, sidomos në tonet më të errëta të lëkurës. Ajo tregon se gjithashtu ekziston rrezik për plagë nga mikrogjilpërat nëse performohen në mënyrë agresive. “Pacientët me lëkurë të errët mund të arrijnë lëkurë më të pigmentuar,” thot ajo. “Por kur performohet në mënyrë të duhur ju do të shihni një kompleks të ndritshëm nga java e ardhëshme e tretmanit.”