Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendi i ri – BB krem si tatuazhë në fytyrë!

Për të gjithë ata që janë të lodhur nga furnizimi me sfungjerë bukurie ose nga pastrimi i brushave të grimit, BB Glo, një tretman me mikrogjilpëra i cili fut në lëkurën tuaj BB kremë semi-permanente, tretman i cili mund të jetë zgjidhja ideale për ju.

Mbulimi i BB kremës ju dhuron juve një ngjyrë lëkure të përsosur me zero skuqje ose njolla të errëta që zgjasin deri në 4 muaj. “Me BB Glo, lëkura juaj duket porsi lëkura juaj vetëm se më e mirë,” thot Aishe Balic, themeluesja e Glo Skin & Laser. “Toni i lëkurës është i barabart dhe duket i shëndetshëm.”

Ashtu si tretmani i vetullave me mikrogjilpëra, BB Glo është një mënyrë për të arritur që lëkura juaj  të duket ashtu si dëshironi pa patur nevojë për aplikimin e përditshëm të bazës së grimit, BB kremit dhe hidratuesit me ngjyrë. Për të kuptuar faktet rreth tretmanit, ne biseduam me Balic për të kuptuar se çfarë ndodh gjat procedurës, efektet anësore, sa zgjat dhe të tjera.

Çfarë është tretmani BB Glo?

BB Glo është një procedurë me mikrogjilpëra gjatë së cilës BB krem semi-permanent futet në lëkurë për të lehtësuar të metat duke përfshirë ton të pabarabart të lëkurës, linja të vogla, rrudha, hiperpigmentim, njolla plakjeje, pigmentim pas akneve dhe pore të gjëra. Mbulimi është i barabart me një grim të plotë, të lehtë të fytyrës që duket sikur lëkura juaj vetëm më e mirë.

Balic thot se rezultatet duken aq natyrale pasi që grimi është i padukshëm përshkak se është pjesë e lëkurës suaj dhe nuk qëndron mbi lëkurë si një kremë BB tradicionale.

Çfarë ndodh gjat tretmanit?

Tretmani aktual është shumë i ngjashëm me tretmanin tradicional të mikrogjilpërave, ku gjipëra të vogla rrokullisen mbi lëkurën tuaj të fytyrës. Në rastin e BB Glo, gjilpërat e vogla lejojnë pigmentin të depërtojë në lëkurë. “Në të shumtën e rastit, tretmani është shumë sipërfaqësor,” thot Balic. “Gjilpërat nuk futen edhe shumë thellë ashtu si në tretmanin tradicional të mikrogjilpërave, pasi që nuk përdorim një makinë që është aq intenzive si në ordinancat e mjekëve.”

I tërë procesi zgjat rreth 2 orë. Fillimisht, lëkura pastrohet dhe zhvishet për të larguar qeliza të vdekura të lëkurës nga sipërfaqja. Pastaj, lëkura mpihet për 20 minuta. Pastaj, zgjedhet hija e BB kremit dhe futet në lëkurë me anë të mikrogjilpërave. Në fund, një maskë hialuronike aplikohet për të hidratuar lëkurën si dhe për të siguruar BB kremin në lëkurë.

Balic thot se BB Glo mund të zgjas deri në 4 muaj dhe rekomandon që të merren 2 seanca të tretmanit për të arritur rezultate të dëshiruara.

Çfarë BB kremi përdoret?

Tek Glo Skin & Laser, Balic përdor një BB krem nga Moska që është i krijuar në mënyrë specifike për t’u futur në lëkurë. “Ne përdorim këtë pasi që nuk përmban dioksid titani,” thot Balic. “I tërë tretmani kryhet shumë sipërfaqësisht, por nëse gjaku vjen në kontakt me dioksid titanin, ai mund të ndryshoj ngjyrën e BB kremit. Pra, ne përdorim këtë formulë si një masë paraprake shtesë.”

Përderisa kremi është i formuluar me agjent ndriçues dhe kundër plakjes, rangu i hijeve është i limiuar. Ajo është vetëm në hije të hapur, të mesme dhe të errët, dhe për këtë arsye Balic përzien hijet sëbashku për të arritur një hije të duhur për klientët.

Cilat janë efektet anësore?

Efekte anësore ndonjëher mund të mos ket fare. Balic thot se klientët zakonisht përjetojnë skuqje, por ajo humbet pas disa orëve pasi që BB Glo nuk futet thellë ashtu si tretmani tradicional i mikrogjilpërave.

Pas BB Glow, ajo thot që klientët duhet të shmangin pastrimin e fytyrës për 24 orët e ardhëshme, përdorimin e retinolit ose produkte me retin-A për një javë, dhe të presin 4 javë pas tretmanit.

Kush mund të merr tretmanin BB Glow?

Rregullat e njejta që vlejnë për tretmanin tradicional me mikrogjilpëra, vlejnë edhe për BB Glo. Kandidati ideal është ai i cili ka lëkurë të shëndetshme, pa plagë të hapura, akne aktive ose gjendje inflamatore si: ekzema, psoriaza ose rosacea. Megjithatë, hiperpigmentimi dhe melasma janë të lejuara. Femrat shtatzëne dhe në kohën e lehonisë duhet t’i shmangen tretmanit.

Nëse dikush ka lëkurë të ndjeshme ose alergji, Balic thot se ajo do provojë në një pjesë të lëkurës mbas qafe ose në dorë dhe pret 24 orë para se të aplikojë tretmanin, duke u siguruar që nuk do të ketë ndonjë reaksion ndaj BB kremit.

Cilat janë rreziqet?

Përderisa BB Glo mund të bëj që lëkura juaj të duket sikur në një filter Instagrami pa patur nevojë të aplikoni bazën e grimit çdo ditë, tretmani është i ri dhe ende nuk është i sistemuar nga U.S Food and Drug Administration.

Pa i ditur përbërësit e BB kremit, kirurgia plastike Dr. Messila Doft thot që duhet të keni kujdes pasi që mund të shkaktohen efekte anësore. “BB kremi është i testuar vetëm për përdorim topikal dhe jo për t’u injektuar në lëkurë,” thot ajo. “Injektimi i pigmentit në lëkurë mund të shkaktojë irritim të lëkurës, dhimbje, infeksion, alergji, inflamacion dhe madje tatuazhë permanente nëse grimcat janë afatgjate. Inflamacioni kronik mund të shkaktojë plagë të përjeshtme.”

Thënë kjo, kur ndonjë tretman i ri futet në treg, ka një periudhë të skepticizmit para se të bëhet i famshëm. Nëse keni një ton të pabarabartë të lëkurës dhe tretmani BB Glo duket si një zgjidhje për ju, hulumtoni dhe kërkoni informata para se të vendosni për të marrë atë.