Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendi i grimit neon të cilin të gjith duhet ta provojnë!

Jeni të frikësuar nga prospekti i aplikimit të një ngjyre shumë të ndritëshme të syve dhe të buzëve, ngjyra të cilat po i shihni në çdo moment në rrjete sociale? Mos u brengosni: nuk ka rëndësi se sa profesionist jeni në aplikimin e grimit, prap se prap ekziston një pamje e hijes së neonit që juve do ju përshtatet.

Falë gjyqëtarve të trendeve si pistat e NYFW dhe koleksioni i fundit i Fenty Beauty, veçmë është parashikuar se grimi neon do bëhet një trend i vërtetë këtë verë.

Qoftë një liner i kaltër elektrik apo një shkëlqim barbie roze, ngjyra neon gjithnjë është e gjallë dhe e befasueshme, për atë edhe në Met Gala kjo ngjyrë është përdorur shumë në grimosjen e artistëve. Grimerët përdorën buzëkuq roze të theksuar, eyeliner i aplikuar strategjikisht  dhe ngjyra të vetullave që nuk ekzistojnë në natyrë – dhe i sollën kuptim të ri frazës “vetulla të guximshme”

Këto pamje shumëngjyrëshe janë një përkujtim që bukuria duhet të jetë kënaqësi shpirtërore dhe shumica e pjesëmarrësve në Met Gala po argëtoheshin në tapetin e kuq. Pjesa më e mirë? Grimi neon është shumë i lehtë të krijohet në shtëpi. Jo të gjithë duhet të aplikojnë një vijë neoni në fytyrën e tyre si Cara Delevigne – madje edhe një maskarë plotë ngjyrëshe mjafton të ndryshojë pamjen e veshjes suaj. Këtë fundjavë ju rekomandojmë të inspiroheni nga njëra ndër pamjet që i kemi përzgjedhur ne:

Kacey Musgraves

 

Lilly Singh

 

Madelaine Petsch

 

Kristen Stewart

 

Cara Delevigne

 

Camilla Coelho

 

Ava Duvernay

 

Chloe Grace Moretz