Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendet më të bukura të flokëve për këtë vjeshtë!

Këto janë trendet e flokëve të cilat po pushtojnë Instagramin për këtë vjeshtë.

Stilet e flokëve ende po shijojnë rikthimin e viteve të 80-ta dhe 90-ta, të cilat kanë ndikuar në të gjitha stilet, duke filluar nga stili i bishtalecit e deri tek aksesorët.

Rikthim i viteve të 80-ta

Në pistën e Louis Vuitton për këtë vjeshtë koncentrimi i tëri u bë në vitet e 80-ta. Floku ishte i ndarë në njërën anë dhe i stilizuar për të mbuluar njërin sy, pa mos e tepruar me produkte stilimi.

Gërshetat e reja

View this post on Instagram

@margotrobbie x @chanelofficial

A post shared by Bryce Scarlett (@brycescarlett) on

Nëse ka një kohë që nuk keni provuar gërshetat, tani është koha. Qoftë një stil bohem dhe i butë apo një i plotë, gërshtetat mund ti stilizoni si të doni, pavarësisht tekstura apo lloji i flokut. Në fund të fundit, gërshetat janë një klasikë dhe asnjëher nuk dalin nga moda.

Flokë Euphoria

Keni ndëgjuar për grimin Euphoria – grim me shkëlqim dhe i guximshëm i inspiruar nga një film i HBO, dhe tani është koha për flokët Euphoria. Mos keni frikë për të shfaqur kreativitetin tuaj me gurë si dhe zgjatje shumë ngjyrëshe.

Aksesorët e flokëve

Këtë sezonë, në vend që të largoni aksesorët, vendosni edhe më shumë nga ato, mos përdorni 1 lloj, përzieni disa lloje për një argëtim të shtuar. Sa më shumë, aq më mirë.

Stili i ri i bishtalecit

Ju mund të faleminderoni kukullat Bratz për rikthimin e bishtalecit të lëmuar dhe me shkëlqim të cilin keni mundur ta shihni tek Bella Hadid dhe Kylie Jenner.