Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendet e ngjyrave të flokeve që po dominojnë për momentin!

Përse ende se keni provuar ndonjërën prej tyre?

Pothuajse jemi në gjysmë të vitit 2019, që do të thot se viti i ri nuk është edhe aq i ri tani më, gjithashtu as ngjyra e flokut tuaj nuk është. Pra, le të ndryshojmë pamjen e flokut tuaj me një inspirim të ngjyrave. Në Instagram mund të shihni trende të ndryshme të ngjyrave që po dominojnë për momentin. Ato janë aq të bukura sa që ja vlenë ti shikoni dhe të inspiroheni për ngjyrën tuaj të ardhshme.

Flokë me ngjyrë korali

“Living Coral” është ngjyra e vitit e Pantone për vitin 2019, pra është e kuptueshme se pse po e shohim çdo kund. Kjo hije korali është më e zbehur se sa ngjyra e saj klasike megavate, gjë e cila e bën atë të duket pothuajse natyrale. Nëse nuk jeni bjonde natyrale atëherë ju do të duhet të zbardhoni flokun në mënyrë që të arrini këtë hije korali-bakër, si dhe sigurohuni që keni sasi të mjaftueshme të kondicionerit leave-in në mënyrë që ta luftoni dëmin që do ju bëhet në flokë si dhe ta mbroni ngjyrën nga zbehja.

Flokë jargavani

Kjo hije vjollce e hapur kishte filluar të aplikohet vitin e kaluar por këtë vit po dominon. Madje edhe të famshmit po e zgjedhin. Nëse vendosni për këtë ngjyrë, sigurohuni që keni shampo pa sulfate që të mirëmbani ngjyrën.

Flokë me ngjyrë gështenjë dhe ari

Ngjyra gështenjë ka ndryshuar paksa këtë vit, falë theksimeve me kafe të hapur. Miranda Kerr veçmë ka përdorur këtë trend, duke shtuar dimenzion në flokun e saj ikonik me ngjyrë kafe me theksime ari të bukura. Pjesa më e mirë e kësaj ngjyre është se është e lehtë për tu mirëmbajtur, sidomos nëse filloni me bazë kafe.

Flokë me ngjyrë hiri

Nëse nuk dëshironi ti ngjyrosni flokët me ngjyrë të zezë, ngjyra hiri është zgjedhja e duhur. Pjesët më të errëta do jenë rrënjët, me një hije të hapur hiri tek majat.

Flokë roze pastel

Nuk ndodh shpesh që një trend i ngjyrës së flokëve të dalë nga java e modës, por hijet pastel që kryesonin në pistën e Marc Jacobs 2019 mbase do ju inspirojnë për këtë verë. Modelet kishin flokë me ngjyrë të kaltër dhe portokalli, por ishte ajo ngjyra e butë, roze sheqeri që kapi vëmendjen.

Flokë bjonde

Nëse po kërkoni të ndryshoni flokun tuaj platinum, bjonde e bardhë është zgjedhja juaj. Vetëm kërkoni nga stilisti juaj të anojë në tone bjonde të zbehta dhe jo në tone të akullta në mënyrë që të mos e humbni atë pas larjes.

Flokë luleshtrydhe-mjalti

Mendoni këtë ngjyrë si mesi i ngjyrave bjonde ari dhe bakër vibrant.