Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trendet e grimit që duhet t’i provoni këtë vit!

Përcjellja e trendeve nga viti në vit është një hobi i vështirë. Stilet e popullarizuara mund të ndryshojnë brenda natës ndërsa ju nuk dëshironi që të ngeleni mbrapa. Nëse dëshironi të shihni trendet e vitit 2019, nuk keni nevojë që të kërkoni mëtutje. Ja disa trende të mrekullueshme që do na përcjellin këtë vit.

Buzëkuq kudo

Buzëkuqi nuk është më vetëm për buzët. Përderisa e evitoni aplikimin e tyre në dhëmbë, mund të filloni të eksperimentoni me aplikimin në fytyrë.

Eyeliner i rëndë dhe dramatik

Përgatituni guximshëm për 2019. Ajllajneri më joshës është trendi i quajtur “lineri Kleopatra” dhe ngjason me mënyrën se si Kleopatra e ka mbajtur eyeliner-in: superpiktoresk, super i mprehtë, super dramatik dhe super i rëndë në qerpikët e poshtëm.

Ngjyrat e ndezura

Sipas artistëve të makijazhit, 2018 ka të bëjë gjithçka me ngjyrat. Ngjyrat priten të jenë të ndezura, nga portokalli deri tek e kaltra oqeanike.

Qerpikë më të gjatë

Filloni të përgatiteni me maskarën tuaj nga sot pasiqë trendi i vitit 2019 do të definohet nga qerpikët e gjatë. Qerpikët e gjatë të kombinuar me eyeliner të rëndë dhe hijzëim të guximshëm të syve do të jetë trendi dominues.

Fenty Beauty nga Rihanna

Rihanna e ndryshoi lojën e makijazhit në vitin 2017 duke lançuar linjën e saj kozmetike, Fenty Beauty me 40 nuanca të bazës së makijazhit dhe me 30 nuanca të “concealer”-it.

Makijazh i personalizuar

Makijazhi është duke u bërë i personalizuar, kompanitë janë duke dëgjuar kërkesat e konsumatorëve dhe janë duke bërë opsione që u përshtaten atyre. Edhe çmimet janë të volitshme prandaj ky trend është duke fituar famë.

Bazë e lehtë e makijazhit

Harroni për bazën e vajit që e le lëkurën të yndyrshme dhe të papastër. Tani ua sjellim bazën e lehtë që e le fytyrën të freskët, të marrë frymë lirshëm dhe të duket dhe ndjehet natyrale.

Lëkurë me shkëlqim

Për një verzion të shkëlqyeshëm të lëkurës suaj, provojeni këtë trend të lëkurës së shkëlqyeshme që pushtoi pistat e modës në ekspozitat e modës së vitit 2019. Lëkura e shkëlqyeshme dhe sytë me shkëlqim janë gjenerata e re e theksimit.

Kristalet

Mos u habitni kur të shihni kristalet kudo këtë vit. Kim Kardashian veçmë është inkuadruar në trend me Crystal Gardenia.

Nuanca ultra vjollcë

Pantone e ka emëruar ultra vjollcën si ngjyra e vitit 2019, që nënkupton se kjo ngjyrë e ndezur do të shfaqet kudo. Pantone shtoi se “vjollca enigmatike” është e asocuar me kundërkulturën, të pazakonshmën dhe madhështinë enigmatike.

Highlighter i kuq

Përderisa highlighter-i i kuq mund të duket i pazakonshëm, inkudrimi i tij është një trend i papritur. Kjo ngjyrë e ngrohtë përshtatet mirë me secilën ngjyrë të lëkurës.