Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Trende grimi të përsosura për një mbrëmje të maturës!

Kompletoni pamjen tuaj të maturës me këto trende joshëse të grimit.

Mbrëmja e maturës është afër: arsye e fortë për të blerë kozmetikë dhe për të eksperimentuar pamje të ndryshme. Mos shkoni në salon dhe kryeni grimin vet. Duket e frikshme por këto pamje janë të lehta për tu arritur dhe mund ti krijoni vet pa ndihmën e askujt.

Buzët Goth

image

Buzë të errëta, pothuajse të zeza, ndjehen si një përgjegjësi e madhe për një mbrëmje mature, por nëse pjesën tjetër të grimit e mbani të thjeshtë, buzët do ju duken shumë elegante. Sigurohuni që edhe vetullat tuaja të jenë me ngjyrë të errët në mënyrë që të bëni një ekuilibrim në buzët e errëta.

Qepalla neoni

image

E gjithë garderoba juaj po bëhet neon për pranverë, dhe edhe pse një fustan matureje neoni është paksa e tepruar, prap se prap ju mund të ndiqni trendin përmes grimit. Zgjedhni një hije neoni që i përshtatet ngjyrës së fustanit apo kostumit të maturës dhe krijoni një sy maceje, ku këndi i krijuar jep ndjesinë e elegancës.

Grim të thjeshtë

image

Truku që të arrini grim që pothuajse nuk duket fare, është: buzë me shkëlqim, mollëza të njoma dhe vetulla delikate në formë pende. Përfundoni me një palë qerpik me stil natyral në sytë tuaj.

Ngjyrat roze dhe portokalli

image

Hijet portokalli janë shumë moderne për momentin, por mbrëmja juaj e maturës kërkon të ndërmerren rreziqe. Përdorni një hije terra cotta për vijën e qepallës dhe pastaj mbuloni pjesën e mbetur të qepallës me një hije roze të theksuar. Shtoni pak roze nën qerpik dhe pastaj mbi të aplikoni një skuqës ngjyrë portokalli.

Liner me pika polka

image

Aplikoni një hije mat të bardhë në qepalla dhe bëjeni që liner-i juaj të theksohet. Pastaj me anë të një liner-i me maje të hollë, vizatoni një vijë të hollë përreth vijës së qerpikëve dhe në fund vizatoni krah. Përdorni liner-in për të aplikuar pika të vogla në 3 rende duke përdorur krahun e vijës së vizatuar si udhëzues.

Ombre ari

image

Kjo pamje e buzëve në fakt është shumë joshëse. Filloni me një buzëkuq me hije portokalli e kuqe dhe pastaj aplikoni mbi të një ngjyrë asi. Përzieni ngjyrën ari për një efekt ombre. Për ekuilibrim, mbani grimin e syve të thjeshtë. Një hije ari, nude apo roze do ishte e përsosur.

Sytë e sirenës

image

Hijet e të kaltrës dhe të gjelbrës ndjehen shumë ujore. Përdorni një hije të lehtë të kaltër për të mbuluar qepallat pastaj aplikoni një hije hiri të tymosur për një emocion të errët. Përfundoni me një hije të gjelbër nën qerpik.

Qepalla metalike

image

Aplikoni një hije metalike me pigment të lartë për të mbuluar qepallat. Për një pamje më dramatike, përdorni hijen edhe nën qerpik.