Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Top trendet e veshjeve për këtë vjeshtë!

Pistat e modës po përpiqen të na tregojnë që vitet e 90-ta janë rikthyer, edhe të 80-tat, madje edhe të 70-tat. Ka edhe disa trende mode të cilat nuk mund të kuptohet se cilës dekadë i takojnë, por janë për t’u lakmuar. Paksa e çuditshme, por  dizajnerët si Chanel, Gucci dhe shumë të tjerë deklaruan gjithçka nga supet që paraqesin fuqinë e deri tek çantat e vogla, dhe jemi të bindur që të gjithve na duhen ato. Gjithashtu biseduam me drejtoreshën kreative të Nordstrom Ruth Basloe për të na treguar stilet e saja të preferuara.

Mikro çantat

“Një stil i vogël dhe i strukturuar në një formë të re është çanta e veçantë e kësaj sezone,” thot Basloe. “Ne rekomandojmë të kombinoni 2 trende të çantave duke zgjedhur printet e gjarpërit ose lëkurë e stampuar krokodili të cilat gjithashtu janë të mëdha.” Nëse dëshironi ndonjë më të vogël, trendi i ardhshëm është “mikro çanta”. Ju prezantojmë The Bitty Bag, TBB, një aksesor jopraktik, por puna është se absurditeti është pjesa magjepsëse.

Ngjyra vjollce mileniale

Viti 2018 ishte i tëri për ngjyrën roze, por këtë vjeshtë fokusi është tek ajo vjollce. Ashtu siç keni mundur të shihni tek Rodarte dhe Tom Ford, hija orkide është e preferuara. Ju mund të zgjedhni një pamje monokromatike (vjollce në tërësi) ose mund të zgjedhni vetëm aksesor me ngjyrë vjollce.

Të gjithë heronjtë meritojnë një pelerinë

Një nga siluetat më të forta të veshjes së jashtme në koleksionet e vjeshtës për 2019 ishte pelerina. Chanel shfaqi pelerinën nga materiali prej leshi, Marc Jacobs një në leopard, si dhe koleksioni i dytë i Hedi Slimane për Celine e cila ishte më e mira nga ato bazike. Variacionet e shumta vërtetojnë që kjo pjesë heroike funskionon për çdo rast.

Veshje me pupëla

Në vend të pupëlave dhe gëzofit që ju rëndojnë, dizajnerët lehtësuan teksturën. Valentino bëri fustanet me skaje me një prerje të vogël, dhe Proenza Schouler shfaqi një veshje të sipërme me shpinë me pupëla e cila dukej sikur një erë e lehtë do e bënte të fluturojë.

Kostumet me rrip

Dizajnerët siduket të gjithë janë përqëndruar në një gjë: rripi. Xhaketat kishin të përfshirë rrip tek Prada, dhe Marni bëri kontrastin e kostumeve hiri me zinxhir të mëdhenj. Pjesa më e mirë e këtijë trendi është se nuk keni nevojë të bleni një xhaketë të re – thjesht bleni një rrip të bukur dhe stiloni pamjen tuaj.

Veshje sateni

Versace rikthei fustanet sateni të viteve të 90-ta duke i freskuar ato me ngjyra neoni dhe skaje dantelle. Christopher Kane, Off-White dhe Brandon Maxwell gjithashtu provuan trendin saten me veshje për mbrëmje të ndritshme. Pamja e mëndafsht është për ngjarje më formale, por ju mund ti vishni ato edhe gjatë ditës.

Jaka asimetrike të shkurtuara

Nëse keni dyshime për siluetat pa supe atëher këto jaka asimetrike janë për ju. Veshjet nga Carolina Hererra me supe të lëshuara në njërën anë duken shumë bukur.

Ren-Faire

Renaissance arriti në pistat e modës. Vaquera prezatoi jakën në formë katrore me një rifreskim të siluetës me printe moderne.

Mantele të gjata

Në koleksionet e vjeshtës 2019 keni mundësinë të shihni mantele të gjata nga Tory Burch, Max Mara dhe të tjerë, mantele të cilat ofrojnë ngrohtësi për këtë dimër. Këto mantele nuk janë të lehta gjithashtu. Ato janë të strukturuara dhe të rënda. Basloe thot se “një mantel me pak dramë është një veshje që duhet ta postedoni për këtë vjeshtë.”

Veshje të arnuara

Veshjet e arnuara janë pjesë e pistave, nga Louis Vuitton e tek Oscar de la Renta. Është një trend i viteve të 70-ta e cila me një pakujdesi të vogël do dukej një tmerr por fatmirësisht pamjet janë moderne në tërësi.

Standarde ari

Mbase vendosim stoli në përditshmëri, por këtë sezonë pistat na kanë dhuruar pamje të tëra të zhytura në ari 24k.

Supet e gjëra

Vitet e 80-ta janë një dekadë e vështirë por supet e gjëra janë rikthyer. Të gjithë pjesëmarrësit e modës si Saint Laurent dhe Balenciaga po përkrahin supet e gjëra me një siluetë mesi të ngushtë.