Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Thonjët akril janë manikyri me qëndrueshmëri me të gjatë, por me çfarë çmimi?

Nëse jeni admirues i thonjëve me maje, me gjasa që jeni admiruese e thonjëve akril, dhe nuk ju fajsojmë pasi që thonjët akril janë mënyra e vetme që manikyri juaj të zgjasë për një kohë më të gjatë pa u thyer.

Çfarë është manikyri me thonj akrili? A shkakton dëmtim të thonjëve? Sa zgjat manikyri i thonjëve në krahasim me llakun e zakonshëm të thonjëve?

Çfarë është manikyri me thonj akrili?

Thonjët akril janë zgjatje artificiale të thonjëve të vendosura mbi thoin natyral. Kjo mund të bëhet për t’iu përshtatur formës së thoit tuaj apo për ta zgjatur atë. Ato janë të përsosura për njerëz që dëshirojnë thonj të gjatë por nuk munden ti rrisin thonjët e tyre dhe kanë thonj të dobët që iu thyhen lehtë.

Si aplikohen thonjët akril?

Përdoret një përzierje e lëngut dhe pluhurit për të krijuar një shtresë të fortë mbrojtëse në thonjët natyral duke i bërë ato më të gjatë dhe më të fortë.

Për sa kohë mund ti mbani ato?

Thonjët akril mund ti mbani për një kohë të gjatë përderisa kujdeseni që ti rifreskoni çdo 2-3 javë. Një këshillë është ti largoni thonjët akril në tërësi çdo 3 muaj, në mënyrë që ti lejoni thonjëve tuaj natyral të qetësohen.

View this post on Instagram

💋

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Si duhet të kujdeseni për thonj akril në shtëpi dhe të zgjasni qëndrueshmërinë e tyre

Shumica e njerëzve zgjedhin thonjët akril në mënyrë që të arrijnë thonj natyral më të fortë por ata nuk e dijnë që thonjët akril i dobësojnë dhe dëmtojnë thonjët natyral. Për të zgjatur qëndrueshmërinë e thonjëve, përdorni doreza gjat punës me ujë dhe produkte të lëngshme, gjithashtu ju duhet të përdorni vaj për kutikula për mirëmbajtjen e shtratit të thoit dhe kutikulave.