Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

“Thelbi është tek detajet dhe jo tek pamja në tërësi” – tregimi i brendit të ri të Marc Jacobs!

Sot, Marc Jacobs po feston rëndësinë e “detajeve” me lançimin e një brendi të ri të quajtur The Marc Jacobs. Emri u morr nga Instagrami i tijë, ku ai po bënte një shikim paraprak të koleksionit për ditë me rradhë. Në email, Jacobs shkroi: “Ne deshëm të bëjmë diçka që nuk është e zakonshme në koleksionet e pistave, një që ju kushton rëndësi detajeve.  Gjërat janë ato të cilat kompletojnë një pamje.” Në shpirtin e detajeve, Jacobs dhe ekipi i tijë kanë emëruar çdo detaj të cilat fillojnë me “the”: “The Romantic Blouse, The Grunge Sweater, The Smock Dress, The Disco Skirt, The Panama Pant dhe shumë të tjera. Secila veshje, është verzioni i përsosur i asaj veshje.

Shumica e koleksionit është ndërtuar në ri-krijim dhe ri-imagjinim, ku Jacobs jo vetëm që ka rikrijuar disa nga veshjet e preferuara nga e kaluara por gjithashtu ka krijuar disa duke u bazuar në origjinale të vjetra. “Kur ekipi dhe unë u takuam për të filluar me projektin, ne filluam të kërkojmë veshje dhe gjëra të cilave ju kemi kthyer gjithmonë” tha Jacobs. “Filluam ti vendosim këto gjëra në një tabelë me tilullin “The;’ The Thermal, The Cashmere Hoodie…” dhe kështu lindi koleksioni.

Ai gjithashtu do njoftojë bashkëpunimin e tijë me Sofia Coppola, Milton Glaser dhe New York Magazine, Stutterheim, Schott, Stephen Jones, the Peanuts, dhe D. Porthault. “The Marc Jacobs është e fokusuar në detaje, dhe jo në pamjen në tërësi. Kjo përfshinë varëset e çelësave si dhe disa gjëra të tjera” spjegon dizejneri. “Më pëlqen gjithçka që ka patur autenticitet dhe integritet të sajë.”

Si përfundim, këto detaje të preferuara do gjenden bashk me veshjet e brendit duke krijuar një urë në mes shumë inspirimeve dhe referencave të Jacobs. “Shumë gjëra më inspirojnë: muzika, arti, pop kultura, por gjëja që më inspiron më së shumti, është dituria ime për modën dhe stilin.