Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Terapia me vaj që kurr nuk e keni menduar për ta bërë!

Duket paksa e çuditëshme por shpërlarja e gojës me vaj mbase është gjëja më e mirë për shëndetin dhe lëkurën tuaj. Ideja vie nga mjeksia Ayurvedic dhe përfshinë aplikimin e një luge të vajit dhe shpërlarja e gojës me të si një shpërlarës goje, për 20 minuta. Besoni apo jo, kjo metodë detoksifikuese ka shumë përfitime të shëndetshme që do përmisojnë shëndetin oral dhe madje të përmisojnë aknet, zbardhoj dhëmbët, ndihmoj me kokëdhembje dhe të detoksifikoj tërë trupin.

Si të përdorni vaj për shpërlarje të gojës:

Në lukth të zbrazët- puna e parë që e bëni në mëngjes- shpërlani gojën për 20 min me një lugë vaj. Ne ju preferojmë vaj kokosi pasi që me gjasa që e kemi në shtëpi si dhe është antibakterial, por gjithashtu ju mund të përdorni vaj sesami, ulliri apo luledielli. Në fillim ndoshta ju duket e keqe, por mbase pas një kohe do e shijoni. Gjithnji duhet të bëhet në lukth të zbrazët, për atë prisni të paktën 4 orë pasi që të hani dhe 1 or pasi që të pini ndonjë gjë.

Çfardo që bëni, mos e gëlltitni vajin, në të kundërtën, ju po lejoni që helmet të futen në lukthin tuaj. Pasi që të keni shpërlarë gojën për 15-20 min, pështyeni jasht. Kujdes të mos e teproni me kohën pasi që nëse e mbani vajin në gojë më shumë se 20 min, ju po i lejoni trupit të thith prap helmet. Pastaj shpërlani gojën me ujë të vakët apo ujë me kripë dhe lani dhëmbët.

Si funksionon shpërlarja e gojës me vaj

how oil pulling works

Është mjaft e neveritshme ta mendosh, por goja është e mbushur me bakterie, këpurdha dhe helme. Shpërlarja me vaj me të vërtetë do e pastrojë gojën tuaj duke larguar helmet nga dhëmbët dhe mishërat para se ato të shpërndahen në trupin tuaj.

Pse kjo terapi është e mirë për ne?

Terapia është një mënyrë e mrekullueshme të përmisoni shëndetin tuaj dhe të detoksifikoni trupin, lëkurën dhe mishërat. Madje edhe mjekët e rekomandojnë këtë terapi për trupin tuaj.

Ja disa përfitime nga kjo terapi:

Pastron lëkurën: Largimi i helmeve para se ato të shpërndahen në trup ka një ndikim të madh në lëkurën tonë. Ashtu si pastrimi sipërfaqësor i lëkurës largon bakteriet, shpërlarja e gojës me vaj largon bakteriet që i shkaktojnë probleme lëkurës.

Zbardhje të dhëmbëve dhe freskim të erës së gojës: Kjo terapi mund të largojë njollat sipërfaqësore nga dhëmbët tuaj dhe zvogëlon rrezikun nga kaviteti për një buzëqeshje të bardhë. Ajo gjithashtu freskon erën e gojës suaj për gjat tërë ditës.

Detoksifikon trupin tuaj: Goja është dera kryesore e substancave më të mëdhaja në trupin tonë, me largimin e bakterieve nga goja para se të arrij në trup, ka ndikim të madh në shëndetin tonë.

Rrit energjinë: Imuniteti jonë punon 24/7 për të eliminuar helmet nga trupi. Duke larguar këto helme që nga rrënja para se të bëhen barrë e imunitetit, ruan energji të shumtë që mund ta shpenzojmë në gjëra tjera.

Zvogëlon kokëdhimbjet: Kokëdhimbjet dhe migrenat mund të jenë rezultat i trupit nën ndikim të stresit toksik, për atë eliminoni helmet, zvogëloni stresin.

Përse vaj kokosi është i preferuar:

oil pulling with coconut oil

Jo vetëm që është leht për tu gjetur por gjithashtu ka shije më të mirë se sa të tjerët. Vaj kokosi përmban acid laurik që përmbanë veti antimikrobiale dhe anti kërpudhore, përderisa vitamin E është e pasuruar me antioksidant dhe është antibakteriale. Nëse do mbani vaj në gojën tuaj për 20 min, të paktën le të ketë shije të mirë.