Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Teknika më e re për kujdesin e lëkurës – teknika e mikrogjilpërave!

Ata të cilët dëshirojnë të përmisojnë pamjen e plagëve, nxitjen e kolagjenit apo të stimulojnë rritjen e flokëve, mikrogjilpërat mund t’ju ofrojnë zgjidhje. Praktika e ka origjinën nga viti 1995, por kohëve të fundit është bërë një praktikë e preferuar e të famshmëve dhe njerëzve në përgjithësi.

Mikrogjilpërat krijojnë vrima mikroskopike në lëkurë.

Thjesht, mikrogjilpërat është një teknikë që përfshinë gjilpëra të vogla të vendosura në lëkurë me qëllim të rigjallërimit. Produkti më i popularizuar i kësaj praktike është një dermaroller i cili përbëhet nga mikro gjilpëra që janë me diametër të ndryshëm nga 0.5 dhe 2.5 mm. Nuk keni nevojë të frigoheni nga ky proces pasi që gjilpërat arrijnë vetëm shtresën sipërfaqësore të lëkurës.

Mikrogjilpërat ofrojnë rezultate të menjëherëshme

“Vetëm nga mikogjilpërat ju do të dukeni më roze dhe me shkëlqim për dy javë. Për një kohë të shkurtë, lëkura ngjallet dhe e bën atë të duket më rrezatuese nga inflamacioni dhe enjtja shumë sipërfaqësorë” thot Alexiades.

Praktika e mikrogjilpërave gjithashtu premton përmisim gjat kohës

Sipas një studimi të vitit 2008, lëkura e trajtuar me mikrogjilpëra në 4 seanca çdo 1 muaj, rrit prodhimin e kolagjenit në mbi 400% dhe të elastinit pas 6 muajve pas tretmanit.

Praktika e mikrogjilpërave stimulon folikulin e përgjumur të qimeve

Kjo rezulton në rritjen e qimeve të reja, konfirmon Gohara. 100 testime janë ndarë në 2 grupe: 1 grup ishte trajtuar me minoxidil losion ndërsa tjetri grup ishte trajtuar me minoxidil losion plus tretmani me mikrogjilpëra. Pas 12 javëve, 82% e grupit që kishte pranuar tretmanin me mikrogjilpëra u raportuan me 50% përmisime kundrejt 4.5% e përmisimeve të grupit që kishte pranuar vetëm losionin.

Teknika e mikrogjilpërave gjithashtu mund të zvoglojë celulitin

Alexiades punon me një mjet tjetër të mikrogjilpërave si ajo Profound nga Candela ku ajo përdor mjetin për linja të vogla, lëkur të varur dhe celulit.