Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Syze dielli në formë mikroskopike – preferenca e këtij viti!

Zgjedhni llojin që ju përshtatet më së miri me fytyrën tuaj…

Syzet mikroskopike janë trendi më i madh tani. Ky rikthim i viteve të 90-ta mund të ju bezdisë pafund dhe nuk ju fajësojmë aspak, sepse ironikisht janë tepër të vogla për të mbrojtur sytë nga rrezet ultravjollcë.

Sidoqoftë, dëshironi të vazhdojmë me trendin e këtyre syzeve? Atëherë, në vazhdim po ju paraqesim një udhëzues të formave të ndryshme të këtyre syzeve që iu përshtatet fytyrës suaj.

Syze dielli nëformë drejtkëndëshi

Channeling protagonist Neo in @louisvuitton #PFW 📷: @1upm & @jowkid

A post shared by Kim Jones (@kimcamjones) on

Nëse keni një fytyrë të rrumbullakët, kompensoni butësinë me një palë syze dielli në formë drejtkëndëshi me korniza të holla. Efekti i hollë është real pasi skajet e theksuara të këtyre kornizave ju japin një vështrim të konturuar dhe magjepsës!

Syze dielli në formë ovale

Just yo resident coffee addict (not really)

A post shared by ida anduyan (@idaandu) on

Keni mollëza të ngritura? Hundë të definuar? Forma ovale e syzeve është një opsion i sigurtë dhe elegant për të gjithë, por funksionojnë më së miri për njerëzit me karakteristika apo tipare të mprehta! Kornizat me harqe të buta e bëjnë balansimin e një fytyre këndore drejt përsosjes.

Syze dielli me formë tre-këndore

So, where’s the meeting? – Current fave Xinnatex NY skirt from @societya 💯

A post shared by Laureen Uy (@laureenmuy) on

Syzet aviatore me skajet e tyre të ngushta dhe bazë të gjerë, i përshtaten më së shumti fytyrave në formë zemre, e nejjta vlen kështu edhe për syzet tre-këndore. Këtu do të ishte mirë të theksonit e jo të bëni kontrast ndaj tipareve tuaja, kështuqë zgjidhni llojin e syzeve që i përshtatet formës delikate natyrale të mollëzave tuaja.

Syze dielli në formë rrethore

Plotësoni një fytyrë të plotë katrore me një palë syze të vogla të rrumbullakëta! Është e gjitha një lojë e simetrisë. Ky model nuk është një zgjedhje vetëm për formën, por edhe nxjerr në pah proporcionet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme.