Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Stillime flokësh për çdo rast – nga Lovi Poe!

Ju mund t’i bëni të gjitha tërësisht vet!

Përderisa aktorja në fjalë Lovi Poe merret me ekspozimin e stilit të veshjes së saj, ajo poashtu është një tifoze e flaktë e stilimeve të flokëve, modeleve të thjeshta e të lehta që secila vajzë mund t’i bëjë vetë. Shihni në vazhdim stilet e flokëve që ajo ka bërë e që mund t’i kombinoni edhe ju në evenimente apo raste të ndryshme.

Vikende të qeta e relaksuese

Four-eyed wanderer. 🤓

A post shared by Lovi Poe (@lovipoe) on

Nëse jeni duke qëndruar në shtëpi gjatë vikendeve, apo ndoshta edhe dilni jashtë diku nëpër ahengje, një punxh i çrregullt  dhe i lidhur lart, gjithnjë do të funksionojë për një pamje të freskët në ditë pushimi apo vikendeve.

Një gërshetë e lirshme anësore 

Ruffles and flowers…it’s a girly thing. 😉 #sundayvibes

A post shared by Lovi Poe (@lovipoe) on

Nuk ka trend më të mirë se kombinimi i flokëve me një gërshetë anësore si dhe një bluzë me supe të hapura – përzgjedhja më e përsosur e fundjavës.

Pamje verore

I see the moon when you’re looking at the sun.

A post shared by Lovi Poe (@lovipoe) on

Krijoni një pamje sa më natyrale duke i lëshuar flokët te poshtë me dredhat tuaja të valëzuara ose të drejta si dhe duke vënë një kapelë me stil të veçantë në kokë.

Mund të eksperimentoni edhe me flokë të lagura, kujt i intereson! Zgjedhni  një aksesor për flokë, një palë bikini dhe një këmishë të hapur, duket tejet tërheqëse dhe seksi!

Mbrëmje elegante

Keni për të shkuar diku në ndonjë mbrëmje elegante? Kapni flokët në mes dhe lidhni një punxh të ulët. Për të shtuar elegancën, veni një palë vathë deklarues për një prekje sa më elegante!

Theksoni fundshpinën me një fustan të hapur nga prapa dhe duke i kapur flokët bishtalec sa më lartë dhe me disa fije të lëshuara në fytyrë.

Turning my back on negativity… Good vibes all the way! ❤️

A post shared by Lovi Poe (@lovipoe) on