Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Stilistja e cila ka krijuar llakun më të mirë të thonjve për sezonin që vjen!

Është e sigurtë se bota e modës po përqafon neutrale në mënyra të ndryshme. Që nga nuanca gri e deri në nuancë deveje, gjithçka ka të bëjë me ngjyrat delikate dhe të buta për këtë sezon. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të sofistikuar për të krijuar nuancën e preferuar në rutinën tuaj të bukurisë, zgjedhni lustrime të reja të thonjve.

Kush më mirë do kishte mundur të krijojë një nuancë kaq delikate dhe mahnitëse se sa një mjeshtre e bizhuterive personale? J. Hannah, një dizajnuese e cila njihet për krijimin e unazave elegante dhe vathëve strukturor, tani ka krijuar edhe një gamë të lustrimeve apo llaqeve të thonjve. Këto llaqe vijnë në 11 hije delikate dhe të sofistikuar që janë kaq të përsosur për sezonin që do të vijë, dhe padyshim është rrezistent ndaj ngjyrës.

Ngjyrat e preferuara janë “Ghost Ranch” me nuancë ndryshku, “milky marzipan” që na kujton detajet e dasmës dhe “Artichoke” një e gjelbër mahnitëse.

  1. Hannah është një brend i bizhuterive mahnitëse, pra nuk është fare çudi nëse ky brend përshkruhet edhe përmes tonaliteteve të shumta të llaqeve të thonjve, duke filluar nga tonet neutrale e deri në ato më të guximshme – të gjitha këto duke ia përshtatur veshjes së garderobës suaj.

Këto llaqe janë të pigmentuar dhe nuk janë testuar në kafshë, si dhe të prodhuar në SHBA. Çdo shtresë bazë është mjaft e errët dhe rrezistente ndaj ujit, andaj ju mund të lani enët ose të punoni në kompjuter me orë të tëra.