Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjërat që duhet ti merrni parasysh para se të zgjedhni bazën e grimit!

Me gjithë ato lloje të hijeve, përfundimeve dhe mbulimeve në dispozicion, baza e grimit është një produkt i cili mund të përshtatet shumë lehtë me nevojat e juaja.

Qëllimi kryesor është që baza e grimit të duket porsi lëkura juaj- vetëm më e mirë. Dhe kjo është paksa e vështirë për t’u arritur.

Edhe nëse jeni të aftë të shmangni bazën me pamje maske në qafën tuaj duke zgjedhur një me hije profesionale që ju përshtatet, ka shumë gjëra të tjera që duhet të keni kujdes si: përfundimi, tekstura, mbulimi dhe formula, para se të zgjedhni të duhurën për ju.

Ne biseduam me grimerët Daniel Martin dhe Allen Avendano për të na treguar gjithçka që duhet të dini rreth asaj se si duhet të zgjedhni bazën e duhur të grimit.

Gjeni hijen që ju përshtatet

Kuptohet që krahu është një hapsirë e gjërë për të provuar hije të ndryshme, por një gjë duhet të dini se krahu ka ngjyrë më të errët se fytyra juaj. Avendano thot të aplikoni hije të mundshme në gjoksin tuaj për të kuptuar se a është hija e duhur apo jo. “Kjo nuk nënkupton që hija duhet të jetë e saktë, por pak më e hapur pasi që ngjyra do të ndryshojë brenda ditës,” ai spjegon. “Baza e grimit oksidohet gjatë kohës që e keni në lëkurë dhe në mënyrë natyrale bëhet më e errët me përzierjen e elementeve dhe vajrave në fytyrë.”

Ju gjithashtu mund të provoni hijet në fytyrë. “Gjeni një pjesë drejt qendrës së fytyrës dhe përzieni drejt vijës së flokëve në mënyrë që të përshtatni anët e mollëzave dhe posht qafës,” sugjeron Martin. “Nëse qafa është më e hapur se fytyra juaj dhe ju nuk dëshironi që fytyra të jetë aq e zbehtë, zgjedhni një hije më të hapur se ngjyra e fytyrës suaj në mënyrë që të jetë e përshtatme. Kështu ju do të arrini një hije që nuk është më e hapur ose më e ngrohtë se sa qafa juaj.”

Cilën do metodë që ju zgjedhni, që të dy profesionistët thonë që është e rëndësishme të provoni baza në një dritë të mirë natyrale.

Mos harroni ndërtonin e lëkurës suaj

Veç nëse dëshironi të korrektoni me ngjyrë, atëher mos luftoni me ndërtonet natyrale të lëkurës suaj. Nëse keni një ngjyrë të ngrohtë, zgjedhni një hije që ka ndërton të verdhë, dhe nëse ngjyra e lëkurës suaj është nga ana e ftohtë, atëher zgjedhni një bazë grimi me ndërtone roze.

Ju mund të mos rrezikoni duke zgjedhur një hije neutrale ose të ngrohtë. “Përpiqëm të zgjedh hije neutrale dhe të ngrohta pasi që është më e lehtë të përshtatni në tone dhe hije të ndryshme të lëkurës,” thot Martin.

Dini se çfarë niveli të mbulimit juve keni nevojë

Nëse nuk ju pëlqen të mbani grim, atëher ju do të mendoni që një bazë e grimit me mbulim të plotë do të ndjehet e rëndë. Kuptimi i pamjes së çdo niveli të mbulimit është kryesor në zgjedhjen e së duhurës për nevojat e juaja.

Ju prap do të mund të shihni lëkurën tuaj përmes bazës së grimit me një mbulim të tejdukshëm dhe të mesme. Avendano rekomandon të zgjedhni një bazë me mbulim më të lehtë kur nuk jeni të sigurtë se për çfarë lloji të mbulimit keni nevojë. “Unë gjithnjë zgjedh një bazë me mbulim të lehtë në të mesme pasi që ju mund të shtresoni atë kur të keni nevojë,” thot ai.

Kur dëshironi një bazë afatgjate që nuk kërkon rifreskim gjatë ditës ose nuk keni probleme me lëkurë, zgjedhni një bazë me mbulim të plotë.

Mos harroni llojin e lëkurës suaj

Mat ose të njomë? Kjo është pyetja që duhet të bëni para se të ndryshoni hijen e bazës së grimit. Lloji i lëkurës suaj është një faktor i rëndësishëm kur është fjala për zgjedhjen e llojit të përfundimit të bazës. Martin thot që bazat me përfundim të njomë janë më të mira për llojet e lëkurës normale në të thatë. “Shumë shkëlqim në këto lloje të lëkurës duket edhe më e yndyrshme dhe nuk jep një ndjenjë të mirë në fytyrë,” spjegon ai. Bazat mat zakonisht janë më të përshtatshme për lloje të lëkurës së kombinuara në të yndyrshme.

Avendano rekomandon përdorimin e përfundimit saten në vend të atijë mat në lëkurë të moshuar. “Lëkura e moshuar mund të përdorë mat por ashtu si lëkura e njomë, ajo mund të theksojë të metat dhe rrudhat pasi që lëkura nuk ka dimenzione,” spjegon ai.

Adaptoni hijen në stinën e aktuale

Është e vëretë që nuk do të mund të përdorni një hije të bazës së grimit për tërë vitin. “Lëkura jonë është më e ngrohur në stinën e pranverës dhe të verës përderisa jemi më aktiv jasht dhe jemi të ekspozuar në rreze të diellit,” thot Martin. “Edhe nëse përdorni mbrojtës kundër diellit çdo ditë, prap se prap toni i lëkurës ngrohet.”