Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Stilistët e flokëve ju sugjerojnë pesë mënyra se si të mbani punxhin në vend!

Qoftë nëse zgjoheni me nguti apo nuk mund të përcaktoheni për flokët, një punxh është gjithmonë zgjidhje e duhur në këto raste. Mirëpo nëse bëni një punxh që do të prishet në mesditë, atëherë dëgjoni këto sugjerime.

Krehni mirë

Krehni mirë flokët para se t`i bëni punxh. Përdorni sprej për flokë që i zbutë ato e më pastaj me krehër e shpërndani përbërjen në të gjitha fijet. Pasi të keni lidhur punxhin, përfundojeni edhe me një spërkatje tjetër nga i njejti produkt.

U-pin it up

Përforconi me kapëse U

Kusherira e kapëseve të zakonshme, ajo në formën U do të sigurojë puxhin tuaj në vend. Andaj është koha që herën e ardhshme t`i shtoni këto kapëse në rutinën e rregullimit të punxhit.

Shtoni vëllim në flokë

Punxhi i juaj do të jetë më i fortë dhe i vendosur nëse keni flokë me vëllim më të madh. Spërkatni ujë deti me kripë para se të stilizoni punxhin. Vëllimi do bëjë që punxhi të qëndrojë i fortë.

Double it up

Dyfishojeni

Para se të lidhni punxhin, kapni dy fije të flokëve dhe lidhni mes vete për siguri më të madhe. Filloni me lidhjen e flokëve bisht e pastaj mbështjellni rreth bazës së bishtit, tani përdorni fijen tjetër të flokëve për ta lidhur me bishtin dhe për të siguruar punxhin në vend.

Twist it right

Gërshetoni mirë

Nëse keni flokë të holla dhe të drejta, me siguri punxhi juaj do të shpërbëhet në mesditë. Ndryshoni këtë fakt duke bërë gërsheta të cilat i lidhni më vonë në një punxh.