Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Stilime gjeniale nëse doni të fshehni balluket!

Nëse jeni bezdisur nga balluket tuaja dhe dëshironi t’i rrisni, por që ju privojnë të dukeni mirë për momentin, po ju paraqesim disa stilime flokësh që mund të ju ndihmojnë të fshehni balluket dhe të dukeni e përkryer.

  1. Ndani flokët në mes.

Nëse balluket janë paksa të gjata, atëherë mund t’i ndani flokët në mes dhe të krijoni disa dredha të valëzuara të lirshme për një stil ‘Boho’, siç shihet Coleen Garcia në foto.

  1. Kapni balluket nga mbrapa.

Mënyra më e lehtë për të fshehur balluket, sigurisht është kapja e tyre nga mbrapa dhe duke hapur fytyrën tuaj para. Ju mund të eksperimentoni me disa gërsheta ose thjeshtë t’i kapni gjysmën e flokëve.

  1. Përdorni aksesorë për flokë.

Kur ka qenë hera e fundit që keni përdorur shirita për kokë, shalle apo aksesorë tjerë? Hidhni një shikim pamjes së Yassi Pressman dhe provoni stilin e kapjes së ballukeve me një shall të mbështjellur në kokë. Thjeshtë mahnitëse, apo jo?

View this post on Instagram

Anyway 🎶💭

A post shared by Yassi Pressman (@yassipressman) on

  1. Provoni një gërshetë të lezetshme.

Bëni gërshetë vetëm një pjesë të flokëve tuaj, duke kapur kështu balluket e deri te poshtë. Pastaj lironi paksa gërshetën që të duket sa më natyrale dhe e shthurur.

Rezultate imazhesh për Erich Gonzales

  1. Krijoni modelin e flokëve të ngjitur.

Përveç që funksionon mirë nëse keni flokë të palarë, ky stilim flokësh ndihmon edhe në fshehjen e ballukeve tuaja, duke i ngjitur për koke dhe të lëshuara te poshtë.

  1. Rrotulloni balluket si në stilin retro.

Provoni këtë stilim flokësh elegant nga Anne Curtis. Ndani flokët në dy pjesë, duke kapur secilin seksion të mbështjellur apo rrotulluar në pjesën e prapme si dhe duke i fiksuar me shnolla. Pjesën tjetër të flokëve mund ta leni të lëshuar me dredha të lehta, ose të krijoni ndonjë punxh të ulët.