Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Stilet joshëse të eyeliner-ëve!

Eyeliner-i është duke kaluar në një fazë rrebelimi dhe falë Instagramit dhe Pinterest, nuk kemi mangësi të inspirimit.

Kemi përmbledhur disa trende për ju andaj vazhdoni me leximin që të shihni se çfarë ju përshtatet.

Krahë të dyfishta

Ky është një stil i thjeshtë mirëpo të jeni të sigurta se njerëzit do ju pyesin se çka keni ndryshuar në pamjen tuaj. Vizatojeni një vijë të rregullt me krahë në kapakun e sipërm ndërsa në qerpikët e poshtëm bëjeni një vijë gjysmake. Sigurohuni që të dy vijat të mos puthiten.

Llajner i mbrapshtë

Ky stil përfshin nënvizimin e qerpikëve të poshtëm me eyeliner. Sigurohuni që të zgjatni këndet e brendshme dhe të jashtme për të bërë maja me krahë.

Stacked colourful eyeliner

Eyeliner me ngjyrë

Që të shtoni ngjyrë në stilin tuaj, nënvizoni sytë me një llajner të zi dhe krijoni një skaj me krahë e më pas mbi të nënvizoni me llajner me ngjyrë duke e përcjellë formën e krahëve në skaj.

White eyeliner

Eyeliner i bardhë

Eyelineri i bardhë është duke e shijuar famën dhe është një mënyrë lozonjare e tërheqjes së vëmendjes tek sytë. Thjeshtë, nënvizoni qerpikët e epërm dhe të poshtëm me një eyeliner të bardhë dhe krijoni krahë të dyfshta për një efekt shtresë.

Floating eyeliner

Eyeliner që pluskon

Filloni me vizatimin e një llajneri të rregullt me krahë e pastaj vizatojeni edhe një vijë tjetër mbi të me pak hapësirë mes dy vijave.

Polka dot eyeliner

Eyeliner me pika polka

Për femrat që nuk frigohen të eksperimentojnë, nënvizoni sytë me llajner të zi si zakonisht e pastaj vendosni pika në vijën e qerpikëve të poshtme.

Incomplete wing eyeliner

Eyeliner i papërfunduar me krahë

Për këtë stil, vizatoni një llajner të zakonshëm me krahë dhe zgjateni deri në maje, duke ndjekur “V”në e jashtme të vijës së kapakut të syve. Mos e merrni më tepër se 1/3 e gjatësisë së kapakut të syve.

Ombré eyeliner

Eyeliner ombre

Që të bëni këtë pamje, filloni me vizatimin e një krahu të trashë në sy dhe përzieni këndin e trashë të jashtëm në drejtim të mesit të kapakut të syrit. Kjo krijon një efekt të butë ombre që zbehet në lëkurën tuaj në drejtim të këndit të brendshëm të syrit tuaj.

Eyeliner me ngjyrë

Për më tepër argëtim, nënvizoni qerpikët e sipërm dhe të poshtëm me eyeliner me ngjyrë.

Dark eyeliner

Eyeliner i errët

Për të gjithë adhuruesit e stilit klasikm nëse insistoni që eyeliner-i të jetë i zi atëherë bëjeni një vijë të trashë në kapakun e sipërm dhe me maje me krahë. Tani nënvizoni qerpikët e poshtëm nga mesi i syrit dhe zgjateni jashtë që të takoni krahun e sipërm.