Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Stilet e flokëve që ekspozojnë vathët tuaj!

Vathët janë pjesë e rëndësishme e aksesorit tuaj ndërsa tani ua sjellim idetë e stileve të flokëve që i zbulojnë vathët tuaj.

Bishtalec me stil

Mënyra më e lehtë që t`i lejoni aksesorit tuaj të theksohet është të tërhiqni flokët në bishtalec dhe të bëheni kreative me të. Mund të përcaktoheni për një bishtalec të drejtë si Kisses Delavin apo të shkoni me elegance me Elisse Joson.

Bëhuni me valë

Në vend se të lëmë flokët të bien poshtë, eksperimentoni me pajisjet për përdredhim dhe me spreje për valëzim të flokëve. Klaudia Bareto u përcaktua për një pjesë të pasme të lagur dhe të valëzuar me hijëzim burgundy të syve dhe me një palë vathë të lezetshëm.

Mund të përcaktoheni edhe për valë të thella dhe të ndara të flokëve sikurse Kejt Bllanshet. Mos harroni të lidhni flokët mbrapa që të theksohen vathët.

Nëse keni flokë të shkurta, përdorni sprej për valëzim apo përmirësim të ngjyrës dhe vendosni vathët e preferuara.

View this post on Instagram

. 存在感のある旬の耳元を演出してくれるイヤリング&イヤーカフ 。 [Lilas by Spick&Span] . ① earring ¥28,000+tax necklace ¥24,000+tax ② earring ¥14,000+tax ear cuff ¥27,000+tax ③ jewelry ¥12,000+tax〜¥28,000+tax . ※Lilas by Spick&Spanルミネ池袋店,Spick&Spanルミネ有楽町店,ルミネ新宿店のみでの販売となります。 . @lilas.spickandspan.jp #lilasbyspickandspan #spickandspan #jewelry #earcuff #pierce #necklace #pearl #diamond #スピックアンドスパン #リラバイスピックアンドスパン #ベイクルーズ #ルミネ #ジュエリー #アクセサリー #イヤーカフ #ピアス #ネックレス #パール #アコヤパール #ダイヤモンド #summer #baycrews #fashion #style #OOTD

A post shared by Spick & Span (@spickandspan_jp) on

Xhufka

Asnjëherë nuk gaboheni kur përcaktoheni për xhufkë, qoftë e rregullt apo e shpurpuritur. Nëse keni vendosur disa vathë, do të dëshironit të përcaktoheni për xhufkë sikurse Milli Bobi Broun që të baraspeshoni gjërat.

Një xhufkë e gërshetuar dhe e ulët është një tjetër mundësi. Mund të lidhni një shirit rreth tij për ekstra stil.

Keni flokë të shkurtëra? Nuk ka problem. Tërhiqni flokët sa më tepër mbrapa dhe përdorni kapëse flokësh që të siguroni gjithçka në vend.

Aksesorizoni

Për ditët e këqija të flokëve përdorni kapelë që të fshiheni pas saj. Mos harroni që të fusni flokët pas veshëve që të tërhiqni vëmendje tek vathët.