Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Sir John, grimeri i Beyonce, ndau me ne sekretet më të mira të bukurisë!

Nëse ekziston një gjeni të cilin jemi munduar shumë që t’a bëjmë të ndaj sekretet e bukurisë me ne, ai është Sir John. Ambasadori global i Alleven kaloi jetën e tijë duke punuar në MAC në New York, gjat të cilave ai krijoi dizajne dhe pamje të ndryshme të grimit. Pastaj ai arriti atë nivel ku filloi të punojë mbrapa skenave në Javë të Modës për legjendat e bukurisë si Pat McGrath dhe Charlotte Tilbury, të cilët atë e njohtuan me Beyonce.

Në ditët e sotme, Sir John njihet për krijimin e disa nga pamjet më ikonike të Beyonce, si dhe për grimosjen e disa nga kolegët e saja si Kim Kardashian, Joan Smalls dhe Ashley Graham. Për atë, kur arritëm ta bëjmë të ndajë me ne sekretet e tija për një bukuri të përsosur, ne u fokusuam dhe ndëgjuam.

Në vazhdim do të mund të lexoni të gjitha këshillat që ai i tregoi për një pamje të patëmetë:

View this post on Instagram

2 days. #SJxWBEAUTY

A post shared by S I R J O H N (@sirjohnofficial) on

Gjithmonë përdorni 2 baza grimi

Unë gjithmonë përdor 2 ngjyra. Asnjë nuk ka vetëm një ngjyrë, për atë unë përdorë 2 ngjyra në mënyrë që të arrijë ngjyrën e përsosur. Shembull, ditën kur ktheheni nga pushimi juaj, ju keni një ngjyrë komplet tjetër nga ajo që do arrini pas 3 jave, kur lëkura fillon të humb ngjyrën.

Konsideroni një formulë spreji

Baza e grimit Alleven Colour Shield Hyaluronic Airbrush është shumë e tejdukshme, pothuajse sikur një hidratues me ngjyrë. Vetëm e spërkatni në lëkurë dhe do arrini një ngjyrë lëkure të pastër dhe të barabartë, ngjyrë e cila nuk duket fare si grim, por në fakt që është bazë grimi. Mund të shtresohet si dhe është e lehtë me peshë, gjithashtu mund të aplikoni një korrektor kremi dhe skuqës mbi të.

Veçohuni

Kur është fjala për grim, ju duhet të arrini një i cili ju veçon nga të tjerët. Ajo mund të jetë, një pamje e syve apo e lëkurës. Nëse keni një lëkurë të bukur, edhe nëse aplikoni ndonjë produkt në të, mund të thot shumë për ju. Por mos e teproni, pasiqë kur shihni një person i cili ka aplikuar një sasi të madhe të bazës në lëkurë, ai jep pamjen e një fillestari dhe nuk do të duket aspak bukur.

Përdorni grimin e trupit në dobinë tuaj

Truku im më i mirë për trupin tim, është gjatja e këmbëve. Unë përdor Alleven Colour Shield, e cila ishte përdorur në Beyonce për performancën e sajë në Coachella, duke përdorur një ngjyrë të errët anash këmbëve dhe pastaj me anë të një ngjyre më të lehtë aplikoj në qendër të këmbëve për të krijuar një cilësi të bukur 3 dimenzionale.

Për të larguar skuqjen në gjunjë, përdorni pak sprej. Nuk duhet të mbuloni shumë gjunjtë dhe bërrylat pasi që duhet të arrini një definim. Kjo bën që këmbët të duken sikur po lëvizin.

View this post on Instagram

Casual Sunday with @JoanSmalls ⚡️⚡️⚡️

A post shared by S I R J O H N (@sirjohnofficial) on

Mos harroni të aplikoni SPF

SPF jo vetëm që do ju mbrojë nga dielli por gjithashtu do ju bëjë të dukeni më e re, gjithashtu edhe nuk dua që lëkura juaj të digjet. Nëse ekspozoheni në diell, lëkura juaj do irritohet, për këtë arsye gjithçka që përmban kimikate duhet ti leni në shtëpi.

View this post on Instagram

#BKxSJ 🐝 #GrammyWeekend glam

A post shared by S I R J O H N (@sirjohnofficial) on

Përdorni një bronzer më të errët gjat festave

Një gjë tjetër që unë dua për ju, është një bronzer më i errët apo ari, të cilin ju do të mund ta përzieni me një losion. Mos keni frikë të shtoni pak kakao, përzieni ngjyrën dhe aplikojeni në çdo vend. Është shumë joshëse dhe më pëlqen shkëlqimi i SPF në lëkurë.

Përdorni theksuesin me strategji

Kjo kupton që ju mund të aplikoni theksues sa të dëshironi anash fytyrës suaj. Asnjëher nuk duhet të aplikoni theksues në ashtin e vetullave, në ballë të mollëzave, në mjekërr si dhe në majën e hundës, kjo është një ide e keqe.