Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si thoni për një manikyr luleje për këtë pranverë?

Nuk ka asgjë veçanërisht të re për një manikyr luleje për pranverë. Por kjo nuk do të thot se nuk mund të përsërisni këtë ide. Në vazhdim do të mund të shihni disa arte luleje të thonjëve nga të cilat do të mund të inspiroheni për këtë pranverë.

Lule e errët

View this post on Instagram

Dark florals for @nellichristine 💅🏻🌸🖤

A post shared by Bel Fountain-Townsend (@sohotrightnail) on

Një bazë e zezë i bën lulet e bardha dhe të kaltra të duken më të gjallë se sa të ëmbël.

Lule ngjyrë uji

View this post on Instagram

Such pretty watercolor florals @nailthoughts! #NAILPRO

A post shared by NAILPRO Magazine (@nailpromagazine) on

Lule të inspiruara nga ngjyra e ujit duken më mirë kur krijohen me finish mat.

Detaj me pika polka

Nëse lule në të gjitha thonjtë duken pak të tepruara, provoni vetëm 4 të përziera në pika polka të zeza dhe të bardha dhe thonj nude të zbukuruara me gurë.

Lule kaltër dhe kuq

Përzini dhe përshtatni lule me ngjyrë grafike të kaltër, kuq dhe të bardhë për manikyrin më të freskët që do ju zgjasë për gjatë gjithë verën.

Bazë e pastër

Vizatoni një buqetë me lule në një shtrat natyral për një kthesë të papritshme në një manikyr femëror.

Lule të thara

Përzini lule të kuqe të thara me një thua të dekoruar me ngjyrë roze të zbehur me një diamant të rremë të vetëm.

Rruga Rodarte

Në Rodarte, manikyristja Tracylee përdori lule të thara në thonj dhe pastaj vizatoi dizajne të luleve margaritarë në gishtërinj.

Inspirim nga tapiceritë

Një përzierje e luleve shumëngjyrëshe nga artisti i thonjëve Nails by Mei.

Theksim i ngjyrave

Konsideroni shtimin e luleve vetëm në majet e thonjëve akril të pastër për një pamje më të bukur.

Foli ari

Një dizajn abstrakt me lule bëhet grafike kur shtoni pak foli ari në to.

Duar të vizatuara

Kaloni të gjelbrën dhe zgjedhni një hije të papritur të të zezës për të ilustruar gjethet.