Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të zotëroni punën me shtojca të flokve!

Shtojcat e flokve janë një truk i stilistëve për të imituar flokun e plotë dhe me volum, sa më natyrale që është e mundur. Problemi i vetëm është aplikimi, mbulimi dhe kujdesi për shtojcat, gjë e cila kërkon aftësi dhe shumë dedikim. Ne vendosëm të bisedojmë me stilistin e flokve Eduardo Bravo për të gjitha truqet rreth shtojcave të flokve. Ai na tregoi sekretet, nga stilimi deri në aplikim të tyre, ai madje na tregoi edhe disa truqe se si t’i transformoni shtojcat e vjetra të flokve.

Si të arrini më të bleni shtojcat e duhura për flokun tuaj

Eduardo thot që ai “Gjithmonë rekomandon flokun natyral.” Edhe pse ai shton “shumë kompani përziejn flokun natyral me atë sintetik, për këtë arsye kujdes kur porosisni apo bleni. Më e rëndësishmja të kujtoni është se shtojcat e mira nuk dallojnë nga floku juaj. Shembull, nëse keni flokë kaçurrele kërkoni shtojca të flokëve nga njeriu që janë dredhuar për t’u përshtatur me kaçurrelet e juaja. Gjithashtu keni kujdesë me densitetin, që nënkupton se sa flokë keni ju.

Gjëja kryesore të kujtoni gjithnjë që bleni shtojca është: densiteti, tekstura dhe lloji i flokut.

Si të transformoni shtojcat që i keni

Eduardo rekomandon se në mënyrë që të kuptoni se shtojcat që ju keni a janë të vërteta apo jo është vlimi i tyre për 5 deri 10 minuta. Ai thot “zierja e flokut zbulon jo vetëm autenticitetin por gjithashtu pastron silikonin dhe mbulimin që janë përdorur për të trajtuar flokun, duke ju dhënë shtojcave një pamje dhe ndjenjë më natyrale.” Ja si duhet ta bëni atë:

Hapi i parë: “për të zier shtojcat, filloni me vlimin e ujit në një çajnik dhe mbani një tas metali për të vendosur ujin e vluar. Pasi që të keni vendosur ujin e vluar në tas metali, lehtësisht zhytni shtojcat në ujë dhe nxjerrni jashtë deri sa ato të lagen mirë.”

Hapi i dytë: “Pasi që zierja përfundon, vendosni shtojcat në llavabo dhe pastroni ato me ujë të ftohtë. Me anë të një krehëri të gjërë, filloni nga majet e flokut dhe vazhdoni lart për të larguar nyjet e formuara. Pastaj thani ato me peshqir pambuku. Ju mund të lejoni që ato të thahen vetë nga ajri, ose të shtoni shkume dhe t’i thani ato me tharëse.”

“Gjithashtu, mos u brengosni nëse ka mbetje në shtojca” spjegon Eduardo, “Shtojcat bjonde do japin një pamje të bardhë në ujë, ajo është shkak i largimit të silikonit. Nëse shtojcat janë të errëta, ju do vëreni që uji bëhet ngjyrë kafe, lejoni që shtojcat të qëndrojnë në ujë për 5 minuta deri sa uji të pastrohet.”

Kujdes: mos bëni këtë hap me flokë sintetike, ky hap duhet të bëhet vetëm në flokë 100% natyral.

Si të aplikoni shtojcat e flokut

Mësimi se si të aplikoni shtojcat kërkon praktikë por pasi që të keni zotëruar tekniken, shumë lehtë do të aplikoni ato. Ja hapat që na tregoi Eduardo:

Hapi i parë: “Kur përdorni shtojca me kapëse, është mirë që të bëni një “hartë” në kokën tuaj se ku duhet të vendosni ato. Un gjithnjë preferoj të filloj nga prapa. Ndarjet e pastra jo vetëm që bëjnë që shtojcat të duken më natyrale por gjithashtu nuk do të mund të vërehen.”

Hapi i dytë: “Pasi që ndarjet e pastra janë izoluar, shikoni se ku do të vendosen kapëset.”

Hapi i tretë: “Spërkatni atë ndarje me llak dhe lehtësisht krehni flokun në drejtim të kundërt tek rrënja në mënyrë që kapëset të kapen mirë dhe të mos bien kur i krehni floktë apo stilizoni ato.”

Hapi i katërt: “Vazhdoni në pjesën e sipërme të kokës por kujdes të mos vendosni në pjesën e kurorës (përreth kokës). Një rregull i mirë është që të lëni përafësisht 3 gishtërinj rreth kokës.

Si ti stilizoni ato

hair extensions

Për një pamje natyrale, Eduardo insiston që “ju duhet të shkurtoni shtojcat dhe ti stilizoni ato që të përzihen me flokun tuaj. Unë do kisha sugjeruar që ti merrni shtojcat në sallon bukurie dhe ti lejoni stilistit të ju bëjë një prerje të flokut bashk me shtojcat.”

Si të kujdeseni për shtojcat

“Produkti më integral është të siguroheni që të përdorni një mbrojtës nga nxehtësia, plus, përdorimi i rregullt i maskave zbutëse një herë në javë.

Çfarë duhet të shmangni…

Pasi që shtojcat e flokut mund të dëmtojnë flokun tuaj natyral, ju duhet të keni kujdesë. Kjo kupton “asnjëher mos krehni flokun pa i mbajtur tek rrënja pasi që në të kundërtën mund t’i shkulni ato.”

Gjithashtu kujtoni që “shtojcat janë flokë të vërteta, kështu që keni kujdesë të mos djegni ato me temperaturë të tepërt kur floku është i njomë.