Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të zgjedhni një hidratues të duhur për fytyrën tuaj!

Aplikimi i një hidratuesi në fytyrë dhuron një ndjenjë luksoze, ku e gjitha mund të shkatrrohet nëse zgjedhni një produkt të gabuar.

E vërtetë është se: gjetja e hidratuesit të duhur është paksa e vështirë, por kjo nuk nënkupton që është e pamundur, si dhe mos harroni që është një hap që ja vlenë.

Ja se çfarë thonë dermatologët rreth hidratuesit

Fillimisht, të gjithë kan nevojë për hidratues

Lëkura juaj mban një sasi të hidratimit në vete, por shumica nga ne kanë nevojë për produkte shtesë në mënyrë që të mbajm lëkurën të hidratuar.

“Pëlqej hidratimin e lëkurës,” thot dermatologu Temitayo A. Ogunleye, “mbyll çarjet në lëkurë dhe lejon atë të mbajë hidratimin më shumë.”

Nëse barriera e hidratimit të lëkurës (stratum corneum) nuk funksionon si duhet, do lejojë që uji të largohet me anë të procesit të quajtur “humbje e ujit transepidermal”. Nëse kjo ndodh, ju do vëreni thatësi, leskërim si dhe ndjeshmëri. Me hidratim të mjaftueshëm, lëkura juaj do bëher më e butë dhe më e lëmuar si dhe gjithashtu do jetë më e sigurtë kundër irrituesve.

Shumë gjëra ndikojnë në humbjen e ujit, duke përfshirë klimën, produktet që i përdorni si dhe disa gjendje të lëkurës si: ekzema. Pra, shumica prej nesh kanë nevojë të ndihmojnë lëkurën qoftë ndonjëher me një hidratues. Por lloji i hidratuesit që juve ju duhet dhe se sa shpesh duhet t’a përdorni, varet nga lloji i lëkurës suaj.

Si funksionojnë hidratuesit?

Ekzistojnë 3 lloje të përbërësve në hidratues që mund të rrisin nivelin e hidratimit në lëkurë: humektantët (glicerina dhe acidi hialuronik) tërheqin ujin në lëkurë nga ambienti rrethues. Emolientët (ceramide, acide yndyrore dhe disa vajra natyrale) depërtojnë mes qelizave të lëkurës si betoni në mes 2 blloqeve, për të forcuar dhe zbutur lëkurën. Dhe okluzivet (dimetikon, petrolatum dhe vajra natyrale) qëndrojnë në sipërfaqe të lëkurës dhe mbajnë hidratimin të mos dalë nga lëkura.

Pra, nuk varet e gjitha tek trashësia e produktit por tek përbërësit .

Dr. Ogunleye nuk flet për këto terme për hidratues me pacientët e sajë, ajo fokusohet në llojin e produktit: nëse ju shikoni spektrin e hidratuesve: nga losionet në kremëra, ju do shihni se sa sasi të ujit secila nga ato tretet gradualisht.

Losionet kanë më shumë ujë ndërsa preparatt kanë më shumë vajra, dhe që të dyja: losionet dhe kremërat janë diku në mes. Sa më shumë ujë në një hidratues, aq më lehtë do jetë të aplikohet dhe do të ndjehet më e lehtë në fytyrë si dhe më pak e yndyrshme. Megjithatë, hidratuesit me më shumë okluziv janë më efektiv në përmisim të hidratimit të lëkurës pasi që ato më mirë e mbyllin atë, thot Dr. Ogunleye. Por ato gjithashtu shkaktojnë edhe plasaritje, sidomos për ata me lëkurë të yndyrshme dhe lëkurë të prirur nga aknet.

Pra gjetja e hidratuesit të duhur nënkupton gjetjen e balancimit të duhur të këtyre përbërësve për lëkurën tuaj.

Ja si të gjeni hidratuesin e duhur për llojin e lëkurë suaj

Nëse nuk jeni të sigurtë për llojin e lëkurës suaj, Dr. Ogunleye thot të shkoni sipas asaj se si ndjehet lëkura juaj pas dushit. Nëse ndjeni që lëkura është e yndyrshme, do të thot që keni lëkurë të yndyrshme, nëse ndjehet e shtrënguar dhe e leskëruar, do të thot që keni lëkurë të thatë.

Me siguri e dini që lëkura e yndyrshme kërkon rutinë të ndryshme nga ajo e thatë, pasi që lëkura e yndyrshme prodhon vaj apo sebum i cili ndihmon në hidratim të lëkurës. Dr. Ogunleye thot se lloji i lëkurës së yndyrshme nuk ka nevojë të hidratohet shpesh, disa mjafton të hidratojnë lëkurën 1 her në ditë. Megjithatë, nëse përdorni produkte me përbërës që thajnë lëkurën si acidi salicilik, hidratim i rregullt mund të ndihmojnë në shmangien e irritimit dhe tharjen e lëkurës.

Por gjithashtu ju duhet të dini se madje edhe në lëkurë të yndyrshme duhet të aplikoni kremë kundër rrezeve të diellit ose hidratues që përmban 30 SPF thot dermatologia Julie Mervak. Pavarësisht nevojave të sakta të lëkurës, mbrojtja nga dielli duhet të jetë primare.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme:

Ata me lëkurë të yndyrshme duhet të marrin produkte që nuk u shton më shumë vaj në fytyrën e tyre, pra duhet të marrin produkte në të cilat shkruan “oil-free” ose “non-comedogenic”. Dhe, si përmendëm më herët, disa njerëz me këtë lloj të lëkurës mbase nuk do kenë nevojë për më tepër se sa një mbrojtës kundër rrezeve të diellit.

Si shtesë, Dr. Mervak thot se hidratuesit me bazë gelli janë më të mirë për ata me lëkurë të yndyrshme.

Nëse keni lëkurë të thatë:

Në përgjithsi, Dr. Ogunleye thot ata me lëkurë të thatë mund të përfitojnë nga përdorimi i produktit me më shumë vaj se sa ujë, shembull një kremë ose preparat në vend të një losioni. Kjo nuk do të thot që ju do të duhet të aplikoni petroleum jelly në fytyrë çdo nat.

Dr. Ogunleye rekomandon një hidratues që përmbanë ceramide (lipide që ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së lëkurës) për ata me lëkurë të thatë, që do ndihmojë lëkurën të mbajë hidratimin për më gjatë.

Nëse keni lëkurë normale apo të kombinuar:

Lëkura normale, e cila nuk thahet apo nuk yndyroset shumë pas pastrimit, nuk ka nevojë për më shumë se sa një losion, thot Dr. Mervak. Një kremë e rëndë ose preparat do jetë e yndyrshme për këto lloje të lëkurave.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme:

Rregull kryesor është që të mbani gjërat sa më thjeshtë që është e mundur dhe të shmangni produkte me aroma të rënda dhe irritues të tjerë, thot Dr. Mervak. Gjithashtu mos harroni që hidratuesit me më shumë ujë në to kanë më shumë prezervativ për të parandaluar bakteren për t’u formuar se sa llojet e tjera të hidratuesve.

Thënë kjo, edhe nëse i ndjekni këto rregulla, do kalojë një kohë deri sa të gjeni hidratuesin e dashur. “Nuk mendoj që 1 u përshtatet të gjithave,” thot Dr. Ogunleye. Pra shumë nga ju do përdorni lloje të ndryshme deri sa të arrini të gjeni produktin e duhur për lëkurën tuaj.

Fatmirsisht, Dr. Mervak thot se këto janë pyetjet më të shpeshta që marrin dermatologët, dhe mos keni frikë që edhe ju të pyesni dermatologun tuaj në lidhje me po të njejtat pyetje.