Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të veproni kur lëkura rreth thonjve është e leskëruar! (qëruar/zhveshur)

Lëkura e dëmtuar rreth thonjëve nuk duhet të shkulet, ja pse…

Parandalimi është shërim

Shmanguni nga prekja e këtyre copave të zhveshur apo leskëruar të lëkurës pasiqë shkulja apo heqja e tyre mund të shkaktojë gjakosje apo infeksion. Përdorni vaj për lëkurëzën e thonjëve që ta mbani të ushqyer dhe produkte për hidratim që ta mbani të hidratuar pasiqë kjo është mënyra më e mirë e parandalimit.

Si të reduktoni ënjtjen dhe dhimbjen

Parandalimi është hapi më i mirë, mirëpo kur ndodh që lëkurëza të griset atëherë duhet të dini si të veproni me dhimbjen që shkakton.

Me kujdesin më të madh shkurtojeni lëkurëzën e zhveshur me brisk të thonjëve pastaj zhyteni gishtin në ujë të vakët e të njelmët. Kjo do e reduktojë ënjtjen dhe rrezikun nga infeksioni. Mbajeni pjesën e dëmtuar të pastër dhe përdorni vaj për kutikula rregullisht.