Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të stilizoni veshjen e plazhit Sarong!

Neve kemi zotëruar mjeshtërinë e kombinimit të veshjes së plazhit Sarong.

Sarongs janë një nga veshjet më të nënvlerësuara në linjen e veshjeve të plazhit, të cilat shpesh mendohen si më të vështirat për t’u përshtatur se sa një palë pantollona të shkurtër xhinsi, dhe neve jemi këtu për t’ju dëshmuar të kundërtën.

Pamja Boheme

image

Kjo është pamja më e mirë boho. Fund mbështjellës ngjyrë kafe me lule, bikine me lule si dhe një çantë me rese kafe me lule. Kjo pamje jep një emocion të inspiruar nga vitet e 70’ta. Më pak ndonjëher shkon më shumë, sidomos me këtë stil, ku juve do ju duhet të shtoni vetëm 1 palë vathë për të bërë pamjen më të përsosur.

Pamja glamuroze

image

Aksesorët nga guaskat janë rikthyer këtë verë, por nëse pamja e një surferi nuk është e preferuara e juaj, atëher zgjedhni një palë bikine me printe nga guaskat. Është një mënyrë për të ndjekur trendin e verës pa përdorur guaska të vërteta në rrobat tuaja për të ju penguar.  Pamjes shtoni një çantë të thurur si dhe një palë take nga druri.

Pamja Tomboy

image

Le të ju prezantojmë brendin e famshëm për këtë verë: Tombolo. Kjo markë unisex po revokon maicën klasike nga Hawai, e cila do të thot se mund të vishni atë në plazhë apo jasht në një mbrëmje me miq. Për një pamje më sportive, vishni edhe një palë bikine brenda me jakë katrore si dhe një fund të kaltër që mbështjellet.

Pamja me pika Polka

image

Jemi të fiksuar me pamjen retro të pjesës së sipërme të bikineve Rixo, sidomos kur e përshtatni atë me një fund me pika polka. Dizajni me pika është një alternativë e mirë nga printet e luleve nëse jeni në një pushim tropikal dhe dëshironi të dalloheni dhe jo të përziheni me turmën. Lustroni pamjen me një kapelë të turur si dhe një palë sandale flip-flops.

Pamja e zezë chik

image

Ju asnjëher nuk mund të gaboni nëse zgjedhni një pamje të tërë të zezë. Një fund me mes të lartë me një pjesë asimetrike të lartë të bikineve. Aksesorizoni pamjen me një shall mëndafshi të cilin do mund ta përdorni edhe si një shirit koke, si dhe një palë sandale ngjyrë kafe.

Pamja e zakonshme e bukur

image

Kjo pamje bashkon pjesët e juaja të preferuara të verës: një fund nga një material i lehtë si dhe një pjesë e lartë e bikineve që ngjan me sytjenat e juaja të preferuara por me një përshtatje më të rehatshme. Pamjes shtoni një çantë si dhe një palë atlete të bardha.