Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të stilizoni flokët kaçurrele?

Nëse keni flokë kaçurrele atëher ju e dini se sa e vështirë është mirëmbajtja e tyre. Ju mund të kujdeseni sa më mirë që është e mundshme, të përdorni lloje të ndryshme të kremërave, gellit dhe kondicioner por prap se prap ato mund të duken pa jetë, të dobëta dhe sikur asnjëher nuk jeni kujdesur për to.

Edhe pse ju jeni munduar të kuptoni se çfarë guxoni të përdorni dhe çfarë jo, kjo nuk do të thot që nuk mund të përdorni disa truqe të reja.

Ne kemi zgjedhur disa truqe dhe këshilla që juve duhet ti dini me të vërtetë në mënyrë që të arrini kaçurrelet që i dëshironi gjithmonë

Si të largoni nyjet në kaçurrele?

image

Truku: Përdorni një brushë specifike për largimin e nyjeve

Juve asnjëher nuk duhet të përpiqeni të largoni nyjet kur floku është i njomë. Përse? Pasi që floku sidomos ai i dobët dhe i dëmtuar, është më i ndishëm kur është i lagur, gjë e cila rezulton në maja të ndara e madje edhe në nyje më të shumta. Për këtë arsye, para se të filloni me pastrim të flokëve, filloni të krehni flokët me një brushë specifike për largimin e nyjeve përderisa ato janë të thara.

Përderisa jeni në dush, lehtësisht përpiquni të krehni nyjet me anë të një krehëri me dhëmbë të gjërë për të shpërndarë produktin që keni aplikuar në flokë.

Si të parandaloni dëmtim të kaçurreleve?

Truku: Krehni flokun nga posht-lart

Kjo në fakt nuk është një sekret, ju asnjëher nuk duhet të krehni flokun nga rrënja, e as nga mesi, por nga majet.

Si të përdorni kondicioner në flokë kaçurrele?

image

Truku: Aplikoni kondicioner në flokë të thata dhe jo të njoma

Mbase ju duket paksa e çmendur por në mënyrë që të mbani flokun vërtetë të hidratuar ju duhet të përdorni kondicionerin në flokë të thata për të rritur efektin. “Në fakt, kondicioneri nuk duhet të luftojë me ujin për hapsirë në kutikulën e qimes,” thot dermatologia Mona Gohara.

Thjesht, nëse flokët veçmë janë lagur, ato nuk do të mund të thithin kondicioner sa duhet. Pra para se të filloni me dush, aplikoni kondicioner, lidhni një kapelë dushi dhe prisni 20 minuta. Pastaj hyni në banjo dhe përderisa ju pastroni trupin dhe kryeni procedura të tjera, avulli ndihmon kondicionerin të depërtojë në qime, përfundoni me pastrimin e flokut si zakonisht.

Si të mbani kaçurrelet të definuara?

image

Truku: krehni flokun përderisa është shumë i lagur

Në vend që të krehni flokun pasi të keni tharë ato dhe të keni aplikuar produktet, kryeni rutinën e flokëve përderisa jeni në dush dhe përderisa floku është i tëri në ujë. Përse? Sepse ju do të duhet të nxitni kaçurrelet të bashkohen dhe të thahen në strukturën e tyre natyrale.

Si të krijoni kaçurrele më të bukura?

image

Truku: thani kaçurrelet me anë të një maice në vend të peshkirit të zakonshëm

Kjo teknikë është e rëndësishme për kaçurrele të definuara dhe të lëmuara.

Si të parandaloni kaçurrele të egra?

image

Truku: zbusni kaçurrelet me anë të një vaji

Kjo gjë u ndodh të gjithve, sidomos kur qëllimi juaj janë kaçurrele të definuara. Nëse dëshironi të arrini kaçurrele të buta dhe të definuara, aplikoni pak vaj të flokëve me anë të gishtërinjve dhe lejoni të arrijë efektin e sajë.