Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të shtoni qëndrueshmërinë e llakut të thonjve?!

Gjatë kohës së sandaleve, është shumë e rëndësishme të ruani një pedikyr të përsosur, por ja që gjasat janë kundër nesh. Përderisa koha që kaloni në salon mund të jetë e tolerueshme prap se prap askush nuk dëshiron që të kthehet në salon çdo javë për një rifreskim. Ne biseduam me ekspertët se si të shtoni qëndrueshmërinë e hijeve të llaqeve tuaja të preferuara sa më shumë që është e mundshme.

Përgatisni kavanacin

Hapi i parë një përsosmëri të llakut është pastrimi i thonjve para aplikimit të llakut. Përdorni një top pambuku dhe një pastrues llaku për të larguar papastërtitë dhe vajrat natyrale nga thonjtë. “Vajrat dhe llaku nuk përzihen. Llaku asnjëher nuk do të zgjas nëse thoi nuk është i pastruar nga vajrat natyrale,” thot artisja e thonjve Darica Romain.

E tëra varet tek baza

Përderisa të gjithë e dijmë që shtresa bazë mbron thoin nga njollat, profesionistja e thonjve Geraldine Holford shton se,” shtresa bazë gjithashtu fortëson thoin për të siguruar çdo vijë apo urë është e lëmuar.” Ajo thot të përdorni një bazë e cila siguron që kapet me llakun që do të përdorni.”

Fakti është në llak

Pavarsisht instinkteve tuaja të mira, 2 shtresa të holla janë e tëra që ju duhet! “Çdo gjë më tepër është në dëmin tuaj pasi që do shkaktohet qërim i llakut në ditën e dytë të manikyrit tuaj,” spjegon Holford. Rrisni jetëgjatësinë e llakut duke mbuluar majën e çdo thoi.

Shtresa Top(përfundimtare)

Shtresa top është arma sekrete e çdo artisti të thonjve për një qëndrueshmëri të mahnitshme dhe shkëlqim të përsosur. “Aplikoni një shtresë top të freskët çdo 2 ditë për të mirëmbajtur barrierën dhe ngjyrën e mbyllur në thonj,” këshillon Romain.

Ia vlen të prisni

Përderisa çdo hap i manikyrit apo pedikyrit vlen, edhe përfundimi i manikyrit është i rëndësishëm. Gjithnjë përdorni ajr të ftohtë për ti tharë thonjtë dhe jipni vetes 15-30 minuta në mënyrë që llaku të thahet në tërësi. Nëse vërtetë jeni duke u ngutur “atëher vendosni thonjt në ujë të akullt. Kjo jo vetëm që bën që llaku të qëndrojë më gjatë por gjithashtu shkurton kohën e tharjes,” thot Romain.

Jepni atyre një rifreskim

Plasaritja e llakut është një gjë që ndodh. Holford sugjeron që “të aplikoni një shtresë të hollë në atë vend ku ka ndodhur plasaritje deri sa ngjyra të përshtatet me pjesën e mbetur të thoit.”Pasi që llaku të thahet, aplikoni një shtresë me shkëlqim në thonj. Romain gjithashtu thot, “kur thoi në fakt është tharë, ju gjithashtu mund të provoni me lëmimin e lehtë të pjesës së plasaritur për t’a bërë atë pjesë të lëmuar.”