Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të shpëtoni nga zbokthi!

Zbokthi apo skalpi i leskëruar, mund t’ju bëjë të ndjeheni të turpëruar, pasi që është vështirë të fshehet, sidomos nëse keni flokë të errëta!

Zbokthi është i zakonshëm, dhe ka shumë gjëra që e shkaktojnë atë: nga stresi i tepërt dhe produktet e reja të flokut e deri tek mos pastrimi i mjaftueshëm i flokut ose krijimi i këpurdhave. Zbokthi në fakt është vetëm se qeliza të vdekura të lëkurës që janë grumbulluar përshkak të shtresimit të vajrave, e cila rezulton në skalp të leskëruar. Disa njerëz janë më të prirur ndaj zbokthit, por mbase të gjithë e përjetojnë në një fazë të jetës së tyre.

Si të shpëtoni nga ai:

Varësisht nga ajo se sa shumë zbokth keni, largimi i tijë mund të jetë i thjeshtë: me anë të krehërit ose pastrimit të flokut, gjë e cila do ndihmojë në kontrollimin e shtresimeve të produkteve apo vajrave. Por, nëse zbokthi është shumë i leskëruar, juve do ju duhet të bëni më shumë. Ja disa gjëra që mund të ju ndihmojnë.

Sodë bikarboni:

Sodë bikarboni, një përbërës që të gjithë e kanë në kuzhinën e tyre, është një mënyrë e shpejtë dhe e lirë për të shpëtuar nga zbokthi. Sodë bikarboni është një antiseptik natyral që ndihmon në largimin e sebumit të tepërt. Pasi që zbokthi të largohet, ju mund të ktheheni në shampon tuaj të zakonshme. Ju nuk duhet të përdorni sodë bikarboni për përdorim të vazhdueshëm.

Si të përdorni atë:

E tëra që ju duhet të bëni është të shtoni  1 lugë sodë bikarboni në shampon tuaj dhe të masazhoni atë në skalp për disa minuta. Ju do të shihni rezultatet vetëm pas disa përdorimeve, dhe pas 1 ose 2 javëve, zbokthi do të zhduket në tërësi.

Nëse ai vazhdon të kthehet, mbase duhet të ndërroni shampon dhe kondicionerin, ose konsultohuni me një dermatolog.

Uthull molle:

Madje edhe nëse nuk keni zbokth, uthulla e mollës është e mirë për të pastruar kondicionerin, pasi që pastron dhe largon produktet e shtresuara. Uthulla e mollës është e pasur me vitamina dhe amino acide si dhe ka veti anti-bakteriale, anti-inflamatore si dhe anti-kërpudhore, duke e bërë atë të përsosur për shumë probleme të ndryshme të lëkurës.

Si të përdorni atë:

Për të trajtuar zbokthin, përzini 1 gotë uthull molle si dhe 2 gota ujë. Aplikoni atë në skalp dhe lejoni të qëndrojë në skalp për disa minuta para se të pastroni flokun. Nëse ndjeni djegie ose parehati, pastroni atë menjëherë.

Shampo: Një shampo i mirë kundër zbokthit është ai nga Dikson Every Green Purifying Shampoo. I cili është një kompleks i përbërësve aktiv, bazuar në VAJIN ORGANIK ROSA MOSQUETA * (*e kultivuar në mënyrë organike), PROTEINËN E ORIZIT dhe EKSTRAKTIN BURDOCK e cila, e kombinuar me PIROCTONE OLAMINE, vepron që në fillim në eliminimin e zbokthit dhe ribalancimin e skalpit.

Parandalimi: Një skalp i shëndetshëm nënkupton flokë të shëndetëshme, dhe për të arritur këtë ju duhet të përdorni Dikson Keiras Anti-Dandruff & Purifying Treatment – Ampula për pastrimim të thellë dhe kundër zbokthit.

Agjenti anti-mikrobial me tretje nga uji, Piroctone Olamine, e lufton zbokthin dhe sebumin e tepërt, duke e parandaluar formimin e bakteries dhe mykut. Me veprimin e saj të largimit të erës së keqe, Keiras Dermo-purifying Anti-dandruff Treatment i bën flokët të duken të shëndosha dhe me plotë vitalitet.

Si të përdoret: Shpërndajeni produktin në flokë të thara. Masazhoni dhe thani si zakonisht. Përfundojeni një cikël të plotë të trajtimit.