Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të shpëtoni nga qimet që rriten përbrenda lëkurës dhe shenjat që i lënë mbas ato!

Çdokush që depilohet apo rruhet është i njohur me luftën e zakonshme me qimet e rritura përbrenda lëkurës. Nuk ka asgjë më të bezdisshme se sa kur mendoni se do arrini një lëkurë të butë të nivelit hyjnor, dhe përnjëher shifni një qime të rritur përbrenda lëkurës. Plus, ndonjëher ato japin edhe dhimbje dhe nëse nuk dini se si ti hiqni, ato mund t’ju lënë shenja. Për t’ju ndihmuar me këtë gjë ja disa këshilla që ju duhet ti ndjekni:

Çfarë e shkakton rritjen e qimeve përbrenda lëkurës?

Qimet e rritura përbrenda lëkurës janë të shkaktuara nga pezmatimi i folikulit të qimes. Gjithnjë që ju i shkaktoni qimes ndonjë lëndim apo pas një procesi të depilimit, qimet mund të ndërrojnë kahjen e tyre dhe të mbeten brenda lëkurës. Ato mund të ndodhin çdo kund ku keni qime: jo vetem në vijën e bikineve, por mund të ndodhin edhe në nënsjetulla,vesh,hundë dhe në qepalla. E marim shembull, qerpikët artificial, në momentin që heqim ato, ne mund të shkulim një qerpik dhe pastaj të rritet nën lëkurë.

“Rritja e qimeve përbrenda lëkurës më së shumti ndodhë tek personat me qime të trasha. Nga ana anatomike, qimet e rritura përbrenda lëkurës ndodhin kur qimja është bllokuar pjesërisht apo komplet nën lëkurë, duke rezultuar në inflamacion. Ato mund të ndodhin ndonjëher thjesht nga anatomia fizike e qimes apo si rezultat i metodave të heqjes së qimeve që largojnë qimen në tërësi nga baza”

How to get rid of ingrown hairs

Si të shpëtoni nga qimet që rriten përbrenda lëkurës

“Ekzistojnë disa mënyra të trajtimit të qimeve të rritura përbrenda lëkurës, varësisht nga gjendja e qimeve. Për qimet e rritura përbrenda të infektuara apo të inflamuara, disa trajtime me anë të antibiotikëve dhe anti-inflamatorëve mund të ndihmojnë gjendjen apo thjesht ta qetësojnë atë”. Mundohuni të aplikoni DEPILIA LIPOREMOVER ARGAN OIL për një lëkurë më të butë pas depilimit apo rruajtjes së qimeve.

Dr. Lancer rekomandon të vizitoni një dermatolog për një largim klinik të qimeve. Sidoqoftë, është e ditur se ju nuk do mund të vraponi tek dermatologu pas çdo rritje të qimes përbrenda lëkurës.

Për atë ju duhet të ndiqni këto këshilla të largimit të qimes nga ju:

1. Vendosni një leckë të nxehtë në vendin e duhur për të zbutur lëkurën dhe për hapjen e poreve.

2. Butësisht qëroni duke përdorur qërues kemikal. Kjo do ju ndihmoj të largoni lëkurën e vdekur e cila ka bllokuar poret dhe ka bllokuar qimen përbrenda. Përdorni kamomil për zbutje dhe glicerin për hidratim, të cilat do ju ndihmojnë që në të ardhmen të mos formohen puçrra.

3. Aplikoni disa pika të vogla të vajit të Tea Tree për të ushqyer dhe zbutur lëkurën. Tea Tree gjithashtu është anti-inflamator dhe antibakterial, pra do ju reduktojë enjtjen dhe do mbysë çdo bakterie në lëkurë.

4. Nëse qimja është e ekspozuar, përdorni një palë piskatore ta largoni atë. Shkulni qimen duke përdorur lëvizje të lehta dhe të buta. Nëse është e thellë atëher mos e shkulni atë, prisni deri sa të dali jasht dhe atëher mundohuni ta hiqni.

Asnjëher mos u mundoni të ndrydhni një qime të rritur përbrenda

E dijmë që është e vështirë ti rezistoni ngacmimit të qimes së rritur përbrenda, por na besoni, kur duket si një puçërr e vogel, qimja e rritur përbrenda ka zhvilluar një qeskë me keratinë thell nën lëkurë, e cila është një përmbajtje e trashë dhe e verdhë. Ndrydhja e cistës nuk do të largojë atë, por e bënë shpërndarjen e bakteries gjë e cila përkeqëson infeksionin.

Si të parandaloni rritjen e qimeve përbrenda?

“Ekzistojnë disa mënyra për të parandaluar rritjen e qimeve përbrenda”, një nga ato është zhveshja e lëkurës që i ndihmon qimes të rritet në drejtimin e duhur. Gjithashtu rruajtja apo teknikat e ndryshme të largimit të qimeve që nuk bëjnë heqjen totale të qimes nga baza e saj mund të minimizojnë rritjen e qimeve përbrenda.

Dr. Lancer pajtohet se: ose mos bëni rruajtje të thellë ose largoni qimet në mënyrë pemanente me lazer. Heqja e qimeve me anë të lazerit është një investim i duhur i kohës dhe parave pasi që nëse jeni një person që i ndodhin rritjet e qimeve përbrenda nuk do të mund të bëni asgjë me anë të brisqeve të rrojes apo kremave të ndryshme përpos tretmanit laserik.

Disa këshilla për rruatje të sigurtë

Përderisa Dr. Lancer ju sugjeron tretmanin lazerik, nëse ju preferoni rruajtjen, sigurohuni që ti keni lexuar këto këshilla për parandalimin e shenjave të rruajtjes dhe rritjen e qimeve përbrenda lëkurës.

Gjeni një brisk rroje të mirë: Një brisk i mirë i rrojes është çelësi kryesor për parandalimin e shenjave dhe qimeve të rritura përbrenda. Kërkoni brisk me më shumë teh pasi që kjo do ju zvogëloj plasaritjen e lëkurës. Brisqet me kokë të manovrueshme janë shumë të mira pasi që ato do të lëvizin dhe do i përshtaten formës së trupit tuaj, brisqe të cilat janë të përsosura për zonat më të ndërlikuara si gjunjët dhe kyçet e këmbëve.

Gjithmonë si hap të parë bëni zhveshjen e lëkurës, gjë e cila bën largimin e lëkurës së vdekur e cila bllokon poret dhe ju mundëson juve të arrini një rruajtje më të mirë pa ndonjë pezmatim të lëkurës.

Përfundoni me një dush të ftohtë: Në fund të procesit të rruajtjes, shpërlani lëkurën me ujë të ftohtë. Kjo do ju mbyll poret, duke zvogluar rrezikun e pezmatimit.