Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të shfrytëzoni maksimumin nga serumi juaj

Nëse është një gjë që rutina juaj e lëkurës ka nevojë, ajo gjë është serumi. Nga agjentët e forcimit të lëkurës deri tek ato që kontrollojnë prodhimin e yndyrës, serumet janë shumë më të fuqishme sesa mendoni. Dëshironi të dini si të shfrytëzoni maksimumin e serumit? Lexoni në vazhdim…

Related image

Pastroni para aplikimit

Sigurohuni që të keni lëkurë të pastër për serumin tuaj. Përbërësit e serumit janë shumë më të fuqishëm dhe më hidratues se njomësit. Andaj duhet të pastroni mirë fytyrën që përbërësit e serumit të mos lidhin veten në poret e mbyllura por të absorbohen më mirë.

You need to massage it into your skin

Serumi duhet të masazhohet në lëkurë

Përkundër njomësit që vetëm aplikohet në lëkurë, serumi ka nevojë të aplikohet e pastaj të masazhohet në lëkurë. Mos harroni se serumi duhet të aplikohet para kremës për mbrojtje nga dielli pasiqë krema është më e rëndë dhe do të bllokojë përbërësit e serumit nëse aplikohet paraprakisht.

Lëkura duhet të jetë e njomë

Sigurohuni që lëkura të jetë pak e njomë kur të aplikoni serumin. Serumi lidhet shumë mirë me ujin, i cili e ndihmon që të depërtojë më mirë dhe të absorbohet në lëkurë. Pasiqë të keni pastruar lëkurën, lereni të thahet pak dhe aplikojeni serumin përderisa lëkura është ende e lagur.

Little goes a long way

Më pak është më gjatë

Kur bëhet fjalë për serumet, më pak është më shumë. Mos harroni se serumet janë tepër të koncentruara dhe të fuqishme andaj nuk është nevoja që të përdorni sasi të mëdha.

Image result for eveline sos serum english

Aplikoni para njomësit

Serumi nuk është zëvendësim për njomje. Përderisa njomësi hidraton lëkurën dhe baraspeshon nivelet e lagështisë, serumi ka fuqi antioksiduese që kanë veti kundër plakjes, akneve dhe përmirësojnë ngjyrën e lëkurës. Prandaj serumet nuk ka gjasa të zëvendësojnë njomësit.