Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të rrisni qëndrueshmërinë e llakut në manikyrin tuaj!

Ka pak gjëra më relaksuese se sa ngjyrosja e thonjve tuaj – si dhe shumë frustruese kur thyeni apo prishni ato pas disa minutave. Ju kaloni kohë të gjatë për ngjyrosjen e thonjve me durimin e Michaelangelos vetëm për ti prishur gjat largimit të një gote. Ose më keq, ato duken të përsosura në fillim por kur thahen humbin bukurinë. Për t’ju ndihmuar rreth këtyre gjërave ne pyetëm disa ekspert për gabimet më të shpeshta që bëhen në shtëpi, sëbashku me disa këshilla se si të mbroni llakun nga prishja.

Nuk pastroni duart para aplikimit të llakut

A e keni vërejtur se si teknikët e thonjve aplikojnë heqës llaku në gishtërinjtë tuaj para se të ngjyrosin ato, edhe nëse nuk keni pasur llak në to? Kjo ndodh pasi që thonjtë kanë vajra natyrale, që mund të ndalojnë ngjitjen e llakut për thoin tuaj. Si të rregulloni këtë? Pastroni thonjtë me heqës të llakut para se të aplikoni bazën, pastaj pastroni duart me sapun dhe ujë për të larguar mbetjet si dhe vajra të tjera, thot artistja e thonjv e Katie Jane Hughes.

Nuk aplikoni shtresën bazë

“Nëse dëshironi thonj të shëndetshëm dhe të gjatë, është e rëndësishme të filloni manikyrin me një bazë ushqyese me kualitet të lartë,” thot Greg Salo. ” Jo vetëm që mbron thoin nga njollat por gjithashtu mbush birat dhe forcon thonjtë.” Bonusi: një aplikim i lëmuar i llakut, thyerje të pakët të thonjve.

Përdorimi i shumtë i llakut

Shtresat e shumta marrin kohë për t’u tharë, dhe finishi nuk do jetë i bukur. “Shumica prej nesh përdorim shumë shtresa, ndërsa për një llak me qëndrueshmëri të gjatë, juve ju duhet vetëm një shtresë e plotë. Rrëshqisni brushën 3 her në thua: 1 her në mes dhe nga 1 her anash. Përsëritni deri sa të arrini pamjen e dëshiruar.

Nuk prisni sa duhet mes shtresave

Nëse po prisni 1 ose 2 minuta para aplikimit të tjetrës shtresë, ju nuk po i jepni kohë që të thahet shtresa veçmë e aplikuar. Manikyristja Gina Edwards thot: “Nëse prisni të thahet mirë, qëndrueshmëria është më e madhe, përdorni një timer në mënyrë që të kontrolloni kohën në mes shtresave.

Mos aplikimi i top coat

Kjo është e thjeshtë: “Ka herë që jemi për ngutë dhe nuk përdorim top coat, dhe ky e bën që llaku të mos zgjasë shumë,” thot Green.

Mos pastrimi i kutikuleve

Kur aplikoni top coat, zhytni një brushë të hollë të llakut në pastrues dhe pastroni rreth thoit llakun e tepërt,” thot Hughes. “Kjo ndihmon në pamje më të bukur dhe më të qëndrueshme të manikyrit”.

Mos hidratimi mes ndrrimeve të llakut

Trajtimi i thonjve dhe duarve duhet të jetë pjesë e rutinës së zakonshme të bukurisë. “Pjesa më kryesore e një manikyri është hidratimi i thonjve dhe kutikuleve, sidomos kur përdorni shumë duart,” thot Skyy Hadley. Ajo rekomandon aplikimin e vajit të kutikuleve në thonj dhe kutikula në 2 ditë. “Kjo do rikthej hidratimin dhe do ndihmojë kundër thyerjes dhe ndarjes së thonjve,” thot ajo.