Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të rregulloni flokun e yndyrshëm dhe ti shtoni volum (për disa sekonda)!

Volumi është çelësi për flokë joshëse dhe të bukura. Problemi i vetëm është se jo të gjith jemi të bekuar me flokë të gjata dhe të bukura! Por kjo nuk na ndalon ti shtojm volum flokut me anë të pudrës për volum. Pra, kur floku juaj në ditën e dytë duket jo aq i freskët dhe disi të lëshuar, gjithçka që ju duhet është diçka për ti shtuar volum asaj. Ne kemi formuluar një pudër volumizues dhe sinqerisht është e duhura. Në të vërtetë është sikur ndonjë shampo i tharë për volum që do volumizoj flokun tuaj, ushqejë flokët dhe të detoksifikoj skalpin.

Çfarë e bënë këtë formulë aq të veçant?

Pra, siç ju tham më herët, ky sprej volumizues është sikur një shampo i tharë volumizues, që do transformoj flokun tuaj dhe t’ju jep një bukuri instante. Është e përsosur për flokun që ka 2 ditë pa u larë, me pak yndyrë. Pasi që është pluhur, në mënyrë të menjëhershme do ngreh flokun dhe do thith yndyrën e tepërt që po e rëndon flokun tuaj duke i dhënë pamje të pa jetë.

Mos u brengosni, nuk do e thaj flokun pasi që vaji i tea tree do ushqej dhe hidratoj folikulin e flokut, duke larguar majet e thara dhe të ndara në mes pa u dukur ato të yndyrshme. Plus, pasi që tea tree është antimikrobial, do e pastroj skalpin tuaj, zbus kruarjen dhe do zvogëloj perutin. Përbërësi tjetër hero është balta bentonite, e cila është një baltë shëruese e cila do largojë toksinat dhe yndyrën nga floku duke nxitur shkëlqimin- është një burim i mirë i kalciumit. Në fund, gjeni një hije të syve që i përshtatet ngjyrës së flokëve tuaj dhe shtoni recetës.

DIY shampo e tharë volumizuese

Përbërësit:

  • 2 lugë nisheste misri
  • 1 lugë baltë bentonite
  • 2-3 pika vaj tea tree
  • Hije të syve që i përshtatet ngjyrës së flokëve tuaja.

Përzini të gjitha me një tas. Pastaj zbrazni masën në një shishe. Tundeni para se ta përdorni. Spërkateni në kokë dhe pastaj masazhoni atë.