Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të riktheni elasticitetin e lëkurës si dhe të zvogloni rrudhat e thella!

Lëkura jonë është e veçantë ashtu siç jemi ne, dhe ajo plaket ndryshe në secilin individ varësisht nga mënyra e jetesës dhe gjenetikës, por në shumicën nga ne, lëkura e plakur fillon shenjat e para që nga mosha e 30-të. Në fillim zakonisht vërehen disa linja të vogla të cilat pasohen nga rrudha më të thella.Me kalimin e kohës humbet volum, elasticitet, nuk është e shtrënguar sa duhet, humb shkëlqimin si dhe ato rrudhat e vogla fillojnë të bëhen më të thella.

Plakja e lëkurës është një proces natyral, dhe shkaqet që ndikojnë në këtë proces janë shkaqë që nuk mundemi t’ju shmangemi asesi. Megjithatë, në procesin e plakjes ndikojnë edhe disa faktor të jashtëm si: mënyra e jetesës e cila mund të përshpejtojë procesin si dhe të shkaktojë plakje të parakohshme. Marrja e vendimeve të duhura si dhe ofrimi i mbrojtjes së nevojshme të lëkurës, mund t’a mbajnë atë të freskët si dhe më rinore për një kohë më të gjatë.

Çfarë e shkakton humbjen e shkëlqimit dhe elasticitetit të lëkurës?

Lëkura ndryshon përderisa ne plakemi: shfaqen linjat e vogla dhe rrudhat të cilat pas një kohe vetëm se bëhen më të thella. Përderisa ne plakemi, lëkura humb shkëlqimin, fortësinë si dhe elasticitetin e sajë. Humbja e elasticitetit e kombinuar me paraqitjen e rrudhave të thella, është një shqetsim primar për femrat.

Humbja e fortësisë dhe paraqitja e rrudhave të thella

Në lëkurë rinore, indet dermale posedojnë kolagjen dhe elastin të mjaftueshëm, ku sëbashku ato mbajnë lëkurën të shtrënguar dhe të lëmuar. Përderisa plakemi, niveli i kolagjenit dhe elastinit fillon të zvoglohet. Kjo prish rregullin e indit dermal i cili shkakton që lëkura të humb forcën, ku ajo fillon të ndjehet më e varur si dhe me rrudha të thella.

Një shkak tjetër për humbjen e fortësisë dhe thellësimin e rrudhave është mos prodhimi i acidit hialuronik. I prodhuar në mënyrë natyrale nga vetë lëkura, rrethon qelizat për t’ju ndihmuar që të thithin ujin. Përderisa plakemi, prodhimi i acidit hialuronik ulet, lëkura bëhet më e thatë dhe humb ndjenjën e fortë dhe të plotë.

Humbja e rrezatimit

Mikroqarkullimi në shtresat dermale zvoglohet gjatë plakjes dhe dërgimi i lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në sipërfaqen e lëkurës bëhet më pak efikas. Kjo shkakton ulje të shkëlqimit rozë që shijon lëkura rinore.

Cilët faktor të brendshëm dhe të jashtëm ndikojnë në elasticitet të lëkurës?

Humbja e fortësisë dhe thellësimi i rrudhave, deri në një pikë, janë të pashmangshme. Plakja e lëkurës është një proces i pashmangshëm, ku i cili më së shumti shkaktohet nga faktor të brendshëm në të cilët ne nuk mund të bëjmë ndryshime. Megjithatë, ekzistojnë disa faktor të jashtëm të cilët kanë ndikim në plakje të lëkurës dhe shumica nga ato mund të parandalohen.

Shkaqe të brendshme

 

Mosha biologjike përcakton ndryshimet strukturale në lëkurë si dhe efikasitetin e funksioneve të qelizave, dhe kjo ulet me kalimin e viteve.

Ndryshime hormonale

Hormonet veprojnë si një korier në lëkurën tone, duke stimuluar prodhimin e substancave si kolagjeni i cili jep lëkurës rinore strukturë të fortë dhe teksturë të lëmuar. Gjatë menopauzës, aktiviteti hormonal ngadalsohet si dhe niveli i kolagjenit ulet.

Shkaqet e jashtme

Stresi oksidativ, i cili shkakton lëkurën të plaket parakohe, përshpejtohet nga disa faktorë të jashtëm:

Dielli

Rrezet UV të diellit ndikojnë në lëkurë në disa mënyra të ndryshme. Ato zakonisht lidhen me plakjen e parakohshme të lëkurës pasi që ato kontribojnë në prishjen e komponentëve të lëkurës si: Acidi Hialuronik, kolagjeni dhe elastini, të cilët janë kryesorë për fortësinë dhe elasticitetin e lëkurës. Rrezet UV mund të shkaktojnë dëme të menjëhershme si: djegie dhe dëme afatgjate si kancer i lëkurës.

Ndotja

Ndotja e ambientit shkakton lirimin e radikaleve të lira si dhe përshpejton stresin oksidativ në lëkurë.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është një burim kryesor i radikaleve të lira që dëmtojnë lëkurën. Ajo dobëson lëkurën dhe kontribon në rrudha duke:

  • Dobësuar sistemin e mikroqarkullimit të lëkurës, duke shkaktuar furnizimet e oksigjenit dhe lëndët ushqyese të zvogëlohen.
  • Dëmtuar kolagjenin dhe elastinin: fibra të cilët i japin forcë dhe elasticitet lëkurës.

Dieta

Ushqimi të cilin ju merrni luan një rol të madh në shëndetin e përgjithshëm e lëkurë suaj.

Mungesa e gjumit

Lëkura ka nevojë për gjum, në mënyrë që të mundet të rigjenerohet dhe të korrigjohet.

Si mundem të forcoj lëkurën dhe të përmisoj elasticitetin dhe rrezatimin?

Të gjitha lëkurat e shëndetshme plaken, por disa përbërës aktiv- kur kombinohen me një qasje holistike në mirëqenien tuaj të përgjithshme janë vërtetuar të forcojnë lëkurën, përmisojnë elasticitetin, të largojnë rrudhat dhe të shtojnë rrezatim.

Produkte të cilat përmisojnë elasticitetin

Kërkoni formula të cilat kombinojnë këto përbërës:

Arctiin

Arctiin është një aktiv me prejardhje natyrale i ekstraktuar nga fruti i bimës Burdock. Stimulon riparimin e indeve të dobëta lidhëse në murin qelizor. Arctiin gjithashtu përshpejton procesin përtrirës të kolagjenit i cili ngadalson plakjen në mënyrë dramatike.

Vaj argani

Vaji nga argani është vaj nga thelbi i drurit të arganit. Përmban deri në 80% acide thelbësore yndyrore (omega 9 dhe omega 6). Trupi përdor acide yndyrore për të prodhuar dhe riparuar membranat e qelizave dhe për të forcuar lëkurën në mënyrë që të aftësohet për të performuar fuksionet vitale për të mbrojtur trupin. Vaji nga argani është i pasur me Vitamin E(një anti-oksidant i fuqishëm) i cili ka veti anti-inflamatore dhe e bën lëkurën të lëmuar dhe të butë.

Acidi Hialuronik

Acidi Hialuronik formohet nga qelizat e lëkurës dhe është pjesë e indit lidhës të lëkurës. Një nga funksionet kryesore është mbajtja e hidratimit, dhe ka aftësinë të mbajë prej 1.000 deri në 10.000 her ujë më shumë se pesha e vetë. Përderisa plakemi, aftësia natyrale e lëkurës të prodhojë këtë acid zvoglohet dhe fillon formimi i rrudhave dhe thellësimi i tyre.

Vaji i nga bima e njohur si Gjëmb Gomari(ndryshe e njohur si Silybum Marianium) është një përbërës i zakonshëm në produkte kundër plakjes. Ajo përmban acid linoleik (omega 6) dhe njihet për ushqimin e lëkurës dhe përmisimin e rrezatimit.

Silymarin

Silymarina ekstraktohet nga frutet e Gjëmbit të Gomarit. Është një antioksidant i fuqishëm, i cili mbron kolagjenin si dhe elastinin nga stresi oksidativ dhe ndihmon në fortësim të sistemit mikroqarkullues të lëkurës në nivel qelizor.

Vitamin E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbronë lëkurën kundër radikaleve të lira që shkaktojnë stress oksiduer dhe ndihmon në mbështetjen e elasticitetit natyral.

Një qasje holistike në mirqenie

Mënyra e shëndetshme e jetës ju ndihmon të ndërmerrni kontrollin mbi procesin e plakjes.

Mbrojtja nga rrezet e diellit

Mbrojtja e lëkurës suaj nga dielli është hapi më kryesor në parandalimin e plakjes së parakohshme. Madje edhe në ditët me mot të keq, rrezet e diellit mund të shkaktojnë plakje të parakohshme, për këtë arsye ju duhet gjithnjë të aplikoni në lëkurën tuaj ndonjë formulë për mbrojtje ndaj rrezeve.

Rutina për kujdesin e lëkurës

Një rutinë e mirë për kujdesin e lëkurës është thelbësore si pjesë e qasjes holistike, për trajtimin e të gjitha shenjave të plakjes. Një rutinë duhet të përbëhet nga 3 hapa: pastrim, kujdes dhe mbrojtje ndaj rrezeve.

Pirja e duhanit

Ju duhet të ndaloni pirjen e duhanit në mënyrë që të përmisoni paraqitjen e lëkurës.

Ushqimi

Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, e pasur me fruta dhe perime, do i jep trupit tuaj vitaminat dhe antioksidantët për të cilët lëkura ka nevojë për të limituar efektet dëmtuese nga radikalet e lira. Llojllojshmëria është e rëndësishme, por disa ushqime janë të njohura si antioksidant të mirë si: perimet me gjethe të gjelbra, frute dhe perime të verdha dhe portokalli  si: karrota dhe kajsi, fruta mali, domate, fasule, arra dhe vajrat nga peshqit.

Gjumi

Lëkura ka nevojë për gjum, në mënyrë që të mundet të rigjenerohet dhe të korrigjohet.