Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të qetësoni floktë statike?!

Faktorët si: ajr i thatë, ambient i brendshëm i ngrohtë luajn një rol të rëndësishëm në problemet me flokë dhe lëkurë, sidomos tek floku statik.

Ne pyetëm disa stilist profesional për të na treguar disa truqe se si të qetësojmë dhe si të arrijmë flokë të lëmuara dhe jo statike.

Përdorni produkte hidratuese për flokë

Mbani flokun të hidratuar, kjo është mënyra më e lehtë për të luftuar flokun statik. Stilistja e flokve Deycke Heidorn rekomandon që të përdorni një shampo dhe kondicioner që ushqen flokun e thatë. “Me anë të kujdesit të duhur të flokve, skalpi do mbaj hidratimin dhe vajrat të balancuara, dhe boshti i qimeve do jetë më fleksibil dhe më i ushqyer.

Aplikoni një produkt që nuk do të keni nevojë të shpërlani

Edhe nëse jeni duke përdorur produktet më të mira në shtëpi për flokun tuaj, moti i ashpër në të cilin jeni duke u ekspozuar do shkatrrojë gjithçka. Një përmisim i shpejtë është të mbani një produkt me vete, të cilin nuk do keni nevojë t’a shpërlani ose ndonjë vaj për flokë. “Hidratimi i produktit do eleminojë qarkullimin elektrik që shkakton që floku të bëhet statik, si dhe hidratuesi ose vaji do lejojnë që floku të jetë më i lehtë për t’u kontrolluar.”

Shmangni produktet me përbërës që thajnë flokun

Ju duhet të jeni në dijeni se çfarë produkte po përdorni për flokun tuaj. Kujdes në ato që përmbajnë alkohol pasi që ai largon hidratimin dhe vajrat nga skalpi dhe floku.

Pastroni më rralë me shampo

Sa më shumë që pastroni floktë me shampo, aq më shumë ju po largoni vajrat natyrale nga qimet. Në vend që të pastroni flokun çdo ditë, provoni në 2-3 ditë. Nëse keni flokë të yndyrshme, ky truk mbase nuk do funksionojë për ju, por me siguri ju as edhe që keni problem me flokë statike.

Përdorni një mbrojtës nga nxehtësia para se të thani flokun

Përdorimi i mjeteve të nxehta mund të largojë hidratimin nga qimet, për këtë arsye Ungaro thot që të përdorni një sprej mbrojtës, i cili do mbrojë flokun nga humbja e hidratimit.

Përdorni krehër natyral

Përdorimi i krehërve plastik mund të shkaktojë elektricitet në flokë. Në vend të atyre Heidorn rekomandon që të përdorni krehër natyral ose nga druri. Ajo thot që ato nga metali janë të mirë kundër elektricitetit, por gjithashtu mund të jenë të ashpër për boshtin e qimes.

Mbështjellni flokët me një peshqir nga mikrofibrat ose ndonjë maicë

Ekspertët thonë që “floku është më i ndjeshëm pas dushit, përderisa është i njomë, dhe ka nevojë për kujdes të duhur, me kualitet.”