Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të përkujdeseni për flokë të drejta të përhershme!

Të gjithë dëshirojmë të arrijmë flokë të drejta mirëpo me pak mundime. Nga tharjet braziliane deri tek vaskat kimikale, të gjithë përdorin mënyra të ndryshme të drejtimit të flokëve.

Mirëpo nëse dëshironi flokë të drejta për një kohë më të gjatë, atëherë duhet t`u përkushtoheni dhe të kujdeseni vazhdimisht. Ja këshillat tona për flokë të drejta…

Avoid ANY heating products

Shmanguni nga produktet me nxehtësi

Gjëja e fundit që dëshironi tu bëni flokëve është t`i dëmtoni me kimikate. Mbani në mendje se tharëset e flokëve dhe hekurosja janë të dëmshme për flokët andaj shmanguni nga ato.

Përdorni kondicioner çdo ditë, shamponin përdoreni më rrallë

Shamponin përdoreni më rrallë. Disa diva të botës së bukurisë madje përcaktohen për trajtim pa shampon mirëpo përdorimi i tij duhet të kufizohet të paktën në 2-3 ditë. Në vend të shamponit sigurohuni që të përdorni kondicionerpër flokë të drejta dhe të shkëlqyeshme.

keep hair protected from sun and pollution for permanently straightened hair

Mbroni flokët nga dielli dhe ndotja e ambientit

Pasditet e gjata pranë pishinës mund të nxijnë lëkurën mirëpo duhet të menaxhohen në mënyrë të duhur. Rrezet e dëmshme të diellit në kombinim me ajrine ndotur mund të dëmtojnë flokët e juaja kimikisht të trajtuara. Prandaj ju duhet të mbroni flokët me kapelë, shall apo ombrellë.

Shkurtoni flokët rregullisht

Flokët e drejta janë më të prira për maja të ndara andaj mos harroni t`i shkurtoni rregullisht në gjashtë javë. Vetëm majat mjaftojnë!

hair products for permanently straightened hair

Kuptoni se cilat produkte ju duhen

Mos bëni gabime të tilla si përdorimi i produkteve që i keni përdorur para drejtimit të flokëve. Ju duhen produkte specifike për flokë të drejtuara kimikisht.

Së pari krehëri, pastaj brusha

Regjimi ditor i flokëve ka nevojë për përmirësim që të mbani flokët e drejta të duken të shkëlqyeshme. Në fillim përdorni krehër me dhëmbë të gjerë e më pas përshkoni me brushë që t`i jepni flokëve shkëlqim dhe vëllim.