Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të përdorni Tea Tree për rritjen e flokut!

Floku i hollë është ankthi më i keq i çdo femre. Rritja e flokut është e vështirë, por çfarë nëse ju kuptoni që ka disa mënyra që mund të ktheni flokun tuaj të bukur dhe të plotë përseri?

Kuptohet që nuk ekziston mrekullia që mund të rris apo plotësojë flokun tuaj brenda natës por ekzistojnë disa mundësi shërimi që mund të ndihmojnë flokun tuaj të rritet dhe të nxisin shpejtësinë e rritjes së tyre. Vaji nga Tea Tree mori popularitetin si një nga tretmanet për rritje të flokut.

Çfarë është vaji Tea Tree?

What-Is-Tea-Tree-Oil

Vaji Tea Tree është vaj thelbësor që është i ekstraktuar nga shkurret e tea tree. Gjendet në Australi. Ka veti të forta antimikrobiale që e bëjnë atë një shërues popullor për probleme me skalpin dhe lëkurën. Shpesh përdoret në produkte kozmetike si shampo dhe kondicioner si dhe për trajtimin e perutit dhe akneve.

Si e nxit rritjen e flokut?

Vaji përmison qarkullimin e gjakut, gjë e cila ndihmon në largimin e helmeve dhe stimulon folikulin dremitës. Vetitë antiseptike, antifungale, antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksidante të vajit sigurojnë që floku juaj të qëndrojë i pastër dhe i shëndetshëm. Shëndeti i përmisuar i skalpit bën që folikulet të pranojnë më shumë lëndë ushqyese si dhe poret e çbllokuara ndihmojnë në promovimin e rritjes së flokut.

A funksionon vaji për flokë të yndyrshëm?

Po, ka efekt. Për flokë të yndyrshme, ky vaj ndihmon në çbllokimin e poreve dhe qetëson gjëndrrat dhjamore. Shpesh problemi i rënies së flokëve lidhet me folikulet e bllokuara si dhe skalp të irrituar.

Si të përdorni vajin për rritje të flokut?

Vaji mund të përdoret në flokë të thatë apo të yndyrshëm për përmisimin e shëndetit të flokut. Ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë në vaj për të krijuar një zgjedhje të përsosur për flokun tuaj.

Kombinoni vajra të ndryshme për rritje të flokut

Using-Tea-Tree-Oil-With-A-Carrier-Oil-For-Hair-Growth

Vaji Tea Tree duhet të hollohet para se të përdoret. Duke kombinuar disa pika të vajit esencial me vajin e zakonshëm ju mund të krijoni një tretje për rritjen e flokut që nxit shëndetin e flokut tuaj. Përderisa vaji nxit rritjen e flokut të ri, vajrat e kombinuara ju ndihmojnë të ushqeni  folikulet.