Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të përdorni një shirit koke?

Aplikoni trendin e flokëve pa marr parasyshë moshën dhe llojin e flokut.

Shiritat e kokës po përjetojnë momentin e tyre të popullaritetit. Përderisa ju brengoseni se a dukeni paksa si një fëmijë nëse vendosni ato, ne jemi këtu për t’ju dëshmuar të kundërtën.

Ne bidesuam me stilistin profesional Gregory Alan për të na treguar disa mënyra se si ti vendosni shiritat në kokë dhe të dukeni sa më moderne.

Shall

Me anë të 1 shalli ju mund të mbani flokun larg fytyrës si dhe të ndryshoni pamjen tuaj, sidomos nëse shalli përshtatet me veshjen tuaj.

Turban

Pinterest po çmendet për këtë stil i cili është mjaft i lehtë për tu vendosur, e tëra që ju duhet është pak durim dhe disa tela flokësh. “Nëse ju keni shtresime të flokëve ose balluke, turbani do i theksojë ato”, thot Alan.

Gërsheta

Me pak praktikë, ju mund të krijoni një shirit të bukur nga floku juaj. Ky stil kërkon pak aftësi por që me flokë të gjata është i lehtë.

Shirit llastiku

Për një pamje elegante nga vitet e 1920-ta që bën flokët të duken më të shkurtëra, provoni këtë stil.