Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të parandalojmë irritimin e skalpit e cila shkaktohet nga ngjyra e flokëve!

Rezultati i një ngjyre të freskët dhe një skalp të djegur pas një vizite në salon është më i shpeshtë se sa mendoni. Dhe për neveqë jemi të bekuar me një rritje të shpejtë të flokëve, ky problem është më i zakonshëm. Megjithatë, kjo është e domosdoshme, pasi që neve biseduam me tekniken e ngjyrosjes Stephanie Brown, e cila na tregoi disa truqe se si mund të kujdesemi për skalpin në mënyrë që të parandalojmë irritimin nga ngjyrosja e flokëve.

Pranoni yndyrën në flokë

Sipas Brown, nëse keni vendosur të vizitoni salonin për një ngjyrosje të flokëve, mënyra më e lehtë për të shmangur irritim të skalpit fillon para se të largoheni nga shtëpia. “Mos pastroni flokët para se të ngjyrosni ato,” këshillon ajo. “Vajrat natyrale të flokut mbrojnë skalpin dhe flokun nga irritimi dhe dëmtimi.”

Jini të sinqertë me teknikun

Është shumë e rëndësishme të bisedoni me teknikun e ngjyrës dhe ti tregoni për ndjeshmërinë e flokut ndaj ngjyrës, pasi që pas kësaj ai/ajo do mund të ndërmerr masa në qasjen e këtij problemi. Brown thot se ajo zakonisht shton Care & Comfort ose Sweet’n Low kur ajo përgatit ngjyrën për një klient i cili ka skalp të ndjeshëm ndaj ngjyrës. “Këto produkte përmbajnë mbrojtës të pH për të neutralizuar amoniakun në ngjyrë në mënyrë që ajo të shkaktojë sa më pak irritim në skalp,” spjegon ajo.

Kërkoni të provohet ngjyra në një pjesë të lëkurës

Nëse e dini që jeni alergjik ndaj ngjyrave artificiale të flokëve, kërkoni nga saloni të përdorin ngjyrë organike të flokëve, pasi që këto janë më të buta për skalpin, thot Brown.

Kujdes në zgjedhjen e shampos dhe kondicionerit

Puna nuk ndalon pasi që të keni përfunduar punën në salon, ajo se çfarë përdorni në dush është shumë me rëndësi për shëndetin e skalpit dhe irritimin e tijë. Brown thot se ju duhet të përdorni shampo dhe kondicioner hidratues  me pH të balancuar.

Trajtoni skalpin në shtëpi

Falë produkteve të specifikuara për kujdesin e skalpit, lloji i skalpit të ndjeshëm ka shumë zgjedhje për trajtim. I preferuar nga Brown është IGK Trust Issues, një formulë e cila përveç teknologjisë së patentuar të lëshimit të hidrogelit në kohë për të hidratuar që të dyja përderisa jeni duke e përdorur, gjithashtu është e pasur me astringjent natyral si uthulla nga molla për të ribalancuar skalpin.

Zgjedhni rrugën natyrale

Nëse jeni duke kërkuar një qasje më të pastër, Brown thot se përbërësit që mbase i keni në dollapin e produkteve ushqimore mund të ju ndihmojnë. “Uthulla nga molla ose çaj nga kamomili do ndihmojë shumë në pastrim,” thot ajo, duke na këshilluar që të lejojmë që kjo të qëndrojë për disa minuta para se ti pastrojmë ato. “Juve gjithashtu mund të përdorni vaj, shembull vaj kokosi ose vaj avokadoje dhe lëreni të qëndrojë për 10-30 minuta dhe pastaj pastroni atë me shampo.”