Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të ndaloni kafshimin e thonjve!

Ka shumë truqe që shumë kanë provuar se si të ndalojnë kafshimin e thonjëve, por mbase asgjë nuk ka pasur efektin e duhur. Qoftë i kafshoni thonjtë vazhdimisht apo vetëm kur jeni të stresuar, nuk jeni të vetmit. Pasi që të gjithë e kemi bërë këtë, qoftë edhe 1 her apo 2. Ne kemi krijuar një listë të këshillave dhe truqeve se si të ndaloni kafshimin e thonjëve përgjithmonë. Nëse ekziston dëshira, ju mund të kaloni këtë veti dhe të krijoni thonjë të bukur.

Llak me shije të hidhët: disa llaqe janë të dizajnuara veçanërisht për t’ju ndaluar juve nga kafshimi i thonjve. Me një shihe të hidhur, ju do të ndaloni nga kafshimi i vazhdueshëm i thonjve dhe kutikulave.

Merrni manikyre për çdo javë: ne ju kushtojmë kohë thonjve tanë në mënyrë që të duken bukur, e përse atëher i prishni ato? Nëse thonjtë tuaj kanë një shtresë të freskët të llakut, me shumë gjasa që s’do të dëshironi ti kafshoni ato dhe të prishni manikyrin. Manikyret me gell janë një mënyrë e mirë për të eliminuar këtë veti. Pasi që ato zgjasin më shumë se një javë, thonjtë tuaj do kanë kohë të mjaftueshme për tu zgjatur në mënyrë të shëndetshme.

Shkurtoni thonjtë: Nëse thonjtë janë të shkurtëra, nuk do të keni se çfarë të kafshoni.

Relaksohuni: yoga ndoshta është shërimi për thonj të bukur. Kafshimi i thonjve është rezultat i stresit  dhe relaksimi me anë të yogas mund të ju ndihmojë që të largoni stresin.

Largoni mendjen: shumë njerëz fitojnë veti të reja të shëndetshme për largimin e vetisë së kafshimit të thonjve. Shprehitë si shtrëngimi i një topi të stresit apo lozja me një lidhëse floku janë shërimi i përsosur. Këto shprei të reja do ju ndihmojnë të largoni mendjen deri sa të harroni shprehinë e kafshimit të thonjve.

Merrni thonj artificial: thonjtë artificial mund të bëjnë çudira. Ato janë më të trasha se sa thonjt e vërtetë, duke e bërë më të vështirë të kafshoni ato dhe zgjasin më shumë, duke ju dhënë kohë thonjve tuaj të rriten. Pasi që të shihni se sa bukur duken thonjtë e gjatë, ju asnjëher nuk do kafshoni më thonjtë tuaj.