Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të mirëmbani një manikyr të freskët!

A po mundoheni të mbani manikyrin tuaj sa më të freskët dhe sa më gjatë që është e mundur?

Nëse po, në mënyrë që të mbani manikyrin e freskët dhe sa më gjatë, ju duhet të ndjekni këto rregulla:

Kërkoni një manikyr pa ujë: zhytja e thonjve dhe kutikuleve gjatë një procesi të thonjve mund t’ju bëjë të ndjeheni të ngrohtë për 1 sekond, por kjo shkakton që thonjtë tuaj të zgjërohen. Llaku do aplikohet para se ato të tkurren përsëri në madhësinë e zakonshme, dhe pastaj nuk do të duken bukur aspak.

Rifreskoni manikyrin me një topcoat çdo 2 ditë: Aplikimi i një shtrese të hollë të topcoat në një manikyr të vjetër, stabilizon llakun si dhe rikthen shkëlqimin, gjë e cila e bënë më të qëndrueshëm. Është e rëndësishme të zgjedhni një topcoat me formulë të hollë dhe afatgjate.

Mbani doreza gjat pastrimit të enëve apo të gjërave tjera

Uji i ngrohtë plus detergjenti janë një kombinim katastrofal për çdo manikyr, për këtë arsye ju duhet të mbroni thonjtë tuaj me doreza të gjata gome.

Përdorni vaj të kutikuleve

Përdorimi i vazhdueshëm i vajit të kutikuleve hidraton kutikulet e thata dhe të çara, forcon thonjtë si dhe zbukuron duart. Masazhoni disa pika të vajit në çdo thua para kohës së gjumit për orë të pandërprera hidratimi.

Përdorni një llak afatgjatë

Përdorni një llak afatgjatë i cili do zgjasë më shumë se sa një llak i thjeshtë.

Mos ekspozoni thonjtë në disa ushqime dhe erëza të caktuara

Disa ushqime shumë të ngjyrosura si dhe erëza shembull turmeriku apo rrepa, në mënyrë natyrale njollosin gjithçka me të cilat bien në kontakt, përfshirë edhe thonjtë. Kurdo e mundëshme, provoni të përdorni doreza kur përgatitni këto përbërës dhe enë kuzhine kur i konsumoni ato.

Mos bëni dushe të gjata ose jacuzzi

Mendoni për ujin e nxehtë si një armik vdekjeprurës për manikyrin tuaj. Temperatura e nxehtë dhe hidratimi shkaktojnë që thonjtë të zbuten dhe të prishet llaku, thyhet dhe të qërohet.

Mos ngacmoni manikyrin

Qërimi i manikyrit është sikur ngacmimi i ndonjë akne, por edhe më keq. Ngacmimi i llakut mund të largoj shtresa të thoit natyral, duke i lënë ato të dobëta dhe të ndjeshme në maje. Kujtoni: duhen deri 3 muaj që thoi juaj të rritet nga rrënja deri në maje. Nëse qëroni llakun juve do ju duhet të jetoni me thonjtë e dëmtuar për disa muaj.