Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të luftoni pamjen e pakëndshme të këmbëve këtë verë!

Koha e sandaleve po afrohet.

Pedikyr ose jo, vera po afrohet! Nga mbathja e sandaleve të preferuara në këmbëzbathur në plazhë, këmbët e juaja janë në pamje konstante kur temperaturat rriten. Para se të nisni me fotografitë e plazhit, sigurohuni që jeni përgatitur për atë stinë. Ne biseduam me Donna Perillo për problemet e zakonshme që ju pengojnë gjat verës dhe si ti largoni ato.

image

Nëse keni shputa të ashpra dhe të çara

Thoni po gjalpit nga shea. “Jo vetëm që gjalpi nga shea ndihmon në largimin e shtresave të formuara në shputat tuaja por gjithashtu ndihmon në zbutjen e lëkurës së fortë, gjë e cila e bën më të lehtë zhveshjen,” thot Perillo. Pastaj aplikoni një zbutës në shputa. Për një lëkurë të mëndafshët, masazhoni këmbët gjatë natës dhe pastaj mbathni një palë çorape të mbushura me aloe vera dhe vitamin E për ti hidratuar shputat.

Nëse keni lëkurë të thatë dhe të leskërosur

Qëndrimi në pishinë gjatë tërë ditës shkakton lëkurë të thatë pasi që klori dehidron lëkurën. Pra nëse keni problem e lëkurë të leskërosur, aplikoni një zhveshës për këmbë. Aplikoni një lugë nga ajo dhe fërkojeni në lëvizje rrethore, duke u fokusuar në sipër këmbëve dhe në mes të gishtërinjëve,”thot Perillo.

image

Nëse keni thua të rritur përbrenda lëkurës

Nëse thoi juaj i madh përnjëher bëhet i kuq dhe shkakton dhimbje, kjo do të thot thua i rritur brenda lëkurës. Kjo ndodh kur këndi i thoit tuaj rritet në lëkurën që e rrethon. “Mënyra më e mirë për t’iu shmangur një thoi të rritur brenda lëkurës është limimi i tyre në kënde,” thot Perillo. Nëse keni një thua të tillë, zhytni këmbën në ujë të ngrohtë disa herë në ditë dhe mbathni këpuca të rehatshme në mënyrë që ti lejoni thoit të merr frymë.

image

Nëse keni llak të zbehur dhe të plasaritur

Edhe pse një llak në thonjtë e këmbës duket se zgjatë më shumë se sa në thonjtë e duarve, prap se prap mund të keni probleme, sidomos nëse po kaloni kohë të gjatë në plazhë apo pishina, ku rëra, klori dhe uji mund të shkaktojë që llaku të prishet.

Filloni ngjyrosjen e thonjëve duke larguar prapa kutikulat pasi që kjo largon mbetjet në thonj, thot Perillo. “Kjo është një hap kryesor pasi që thonjtë duhet të jenë të pastër dhe të thatë në mënyrë që llaku të ngjitet si duhet.” Pasi që të keni aplikuar ngjyrën e preferuar, aplikoni një top coat. Pasi që të është tharë, aplikoni edhe 1 shtresë top coat. Gjë e cila krijon një shtresë mbrojtëse në mënyrë që llaku të mos prishet.

image

Nëse keni thonj të verdhë

Përdorimi i rregullt i llakut shkakton një hije të verdhë në thonjtë tuaj. Mos aplikimi i llakut në thonj për një kohë mund të ndihmoj në largimin e kësaj hije të verdhë. Por për parandalim, ju duhet të aplikoni gjithmonë një base coat para aplikimit të llakut.