Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të largoni rrudhat e vogla me anë të 5 truqeve të aprovuara nga ekspertët!

Truqe nga kirurgët plastik dhe dermatologët për zbutjen e rrudhave të thella rreth buzëve.

Rudhat e buzëqeshjes nuk duhet anashkaluar nëse dëshironi lëkurë pa rrudha dhe të lëmuar. Ne biseduam me dermatologët Cindy Yoon-Soon Bae dhe Morgan Rabach si dhe kirurgun plastik Dr. David Shafer për të na spjeguar çdo gjë që duhet të dijmë rreth rrudhave të buzëqeshjes: çfarë janë ato? A shkaktohen nga të qeshurit? A mund t’i largoni ato?

Çfarë janë rrudhat e buzëqeshjes? Çfarë i shkakton ato?

Linjat e buzëqeshjes si linjat vertikale që fillojnë nga anash hundës dhe shkojnë deri tek buzët e ndonjëherë deri tek mjekrra. Nuk jeni të vetmit që i kanë ato: këto linja janë shumë të zakonshme. Shafer thot se ekzistojnë 2 lloje të rrudhave të buzëqeshjes: rrudha nasolabial dhe pala nasolabial. Ai spjegon se rrudha nasolabial është linja që e shihni në mes buzës së sipërme dhe faqes si dhe pala është lëkura ose indi që viret mbi atë rrudhë. Të dy llojet zhvillohen gjatë plakjes si dhe nga shkaktorë të tjerë.

“Nëse shikoni mbrapa në vitet e shkollës së mesme, mbase gjysma e kanë rrudha nasolabial, pra kjo nuk nënkupton që jeni duke u plakur,” thot Shafer. “Njerëzit zhvillojnë rrudha më të thella me kohë, shtim peshe si dhe me shtimin e problemeve të dhëmbëve, dhëmbët më nuk mbështesin indin i cili shkakton thellim të rrudhave.”

Gjetja e një tretmani për të zvogluar shfaqjen e tyre varet se a janë rrudha dinamike ose statike. “Neve duhet të parandalojmë ato statike, pasi që ato pas një kohe nuk do të mund të trajtohen,” thot Bae. “Rrudhat e buzëqeshjes shihen kur jeni duke qeshur dhe janë rrudha dinamike, dhe kur nuk qeshni dhe prap shihen, atëher ato janë statike. Ato janë shumë të zakonshme pasi që ne përdorim muskujt përreth syve dhe buzëve gjatë gjithë kohës kur përpëlisim sytë, buzëqeshim etj.”

Puna me mbushës

Që të 3 mjekët thonë se tretmani i zakonshëm për rrudhat e buzëqeshjes rreth buzëve janë mbushësit, por Shafer thekson rëndësinë e gjetjes së një eksperti i cili kupton nuancat e anatomisë së fytyrës. “Nëse aplikohet shumë mbushës në rrudhë, mbase lëkura do bëhet e lëmuar por ajo gjithashtu do duket e enjtur, kjo do e bëjë pamjen rreth gojës të çuditshme,” thot ai. “Për këtë arsye, qasja ime është konzervative. Neve mund të aplikojmë një shiringë dhe t’i japim kohë 1 jave, dhe pastaj të rivlersojmë gjendjen dhe reagimin e pacientit në mënyrë që të vendosim se a duhet të vazhdojmë me tretman apo jo.”

Rabach i pëlqejnë mbushësit pasi që rezultatet janë të menjëhershme. “Mbushësit janë të krijuar nga acidi hialuronik, një molekulë natyrale që gjendet në lëkurë,” thot ajo. Përkundër botoksit të cilit i duhet kohë rreth 1 javë për të dhënë rezultate, përmisimi me mbushës shihet menjëherë.”

Botoksi

Kur ne buzëqeshim ose qeshim, goja nuk është pjesa e vetme në fytyrë që lëviz. Sytë gjithashtu, dhe rrudhat formohen përderisa ne lëvizim ato muskuj. Për të lëmuar këto rrudha të buzëqeshjes rreth syve , 3 dermatologët sugjerojnë që të zgjedhim rrugën e botoksit. Rabach thot se ajo zakonisht përdor botoks në pjesën e sipërme të fytyrës, mes vetullave, ballë, rreth syve. Ju do të vëreni rezultate pas 1 jave dhe do të zgjasin për 3 deri 6 muaj, varësisht se sa shpejtë ju metabolizoni botoksin.

A mund të përmisoni rrudhat e buzëqeshjes pa gjilpëra?

Përderisa zhveshja e lëkurës nuk largon rrudhat në tërësi, ajo prap se prap ndihmon në lëmimin e lëkurës në përgjithsi. Bae ju sugjeron që çdo ditë të zhveshni lëkurën lehtësisht me një pastrues që përmban zhveshës kimikal ose fizikal ose ndonjë produkt topikal me alfa hidroksi acide.

Cilët faktorë shkaktojnë rrudhat e buzëqeshjes?

Ka disa mënyra se si të zvogloni formimin e rrudhave të thella me anë të disa ndryshimeve të vogla nga jeta e përditshme. Rabach thot se duhet të filloni me zakone të mira si: gjum i mjaftueshëm gjat natës, konsumim të ujit të mjaftueshëm dhe hidratim të mjaftueshëm të lëkurës. Bae thekson rëndësinë e përdorimit të kremës kundër diellit. “Aplikimi i kremës kundër rrezeve të diellit ndihmon në mbrojtjen e kolagjenit natyral dhe ndihmon kundër përkeqësimit të rrudhavem,” thot ajo.

E fundit, që të 3 dermatologët thonë se duhan pirja është një nga faktorët e jashtëm kryesor që shkakton rrudha të buzëqeshjes rreth gojës për t’u bërë ato më të dukshme.