Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Si të largoni ngjyrën e flokut nga lëkura e trupit dhe fytyrës!

Ndonjëher, një seancë e ngjyrës në salon nuk është e arritshme, gjë që na shtyen të kryejm procedurat e flokëve në shtëpi. Nuk merr kohë, nuk kushton në xhepin tuaj dhe jep rezultate të mira. Ana negative? Mund të rezultoj në njolla të mëdha që shumica prej nesh nuk dinë se si ti largojnë.

Për fat të mirë, ka disa zgjidhje – duke përfshirë disa sugjerime. Pra për të parandaluar gabimet në lidhje me ngjyrosjen e flokëve, ne biseduam me 3 ekspert të ngjyrosjeve në mënyrë që të kuptojmë se cilat metoda funksionojnë dhe cilat janë një mashtrim total.

Truku nr. 1: Parandalojeni

Ky hap është i panevojshëm nëse veç më e keni përfunduar procesin e ngjyrosjes së flokëve. Për atë, para se të filloni me procesin, aplikoni një shtresë të hollë të Vazelinës ose të një lloji të vajit si: vaj kokosi apo vaj ulliri, përreth vijës së flokëve dhe veshëve për të” krijuar një barrierë në mes ngjyrës dhe lëkurës suaj” thot Sharon Dorram, specialiste e ngjyrosjes.

Nëse nuk aplikoni gell petroleumi, provoni të aplikoni ngjyrë në flokë të cilat nuk i keni pastruar 1 ditë më herët, flokë të “flliqur”, në vend të flokëve të pastruara. Vajrat natyrale të skalpit do shtojnë një shtresë mbrojtëse kundër njollave në lëkurë.

Truku nr. 2: Provoni një zhveshës

Përderisa shumë nga ekspertët e bukurisë, përfshirë edhe un, rekomandojnë në zhveshës kimikant për fytyrën tuaj, në vend të një zhveshësi të ashpër i cili ju bën më shum keq se sa mirë), kjo është një mundsi ku ju lejohet pak rërë. “Nëse asgjë tjetës nuk funksionon, masazhoni një zhveshës facial mbi njolla që të zbuten ato,” thot Dorram. Por mos bëni shtypje të forta: “Nëse shtypni shumë do e irritoni lëkurën,” thot ajo.

Truku nr. 3: Përdorni një pastrues grimi

Nëse keni kërkuar në google se si të largoni njollat, me siguri që keni parë këshilla se si të përdorni pastrues llaku, alkohol ets. Por, në asnjë mënyrë, ju nuk guxoni të përdorni këto gjëra në fytyrë. “Të gjithë këto agjent të ashpër mund të rezultojnë në skuqje, njolla dhe irritim të përgjithshëm të lëkurës,” thot Dorram.

Në vend të atyre, provoni pastrues grimi pasi që:

  1. Është i krijuar për fytyrën tuaj
  2. Është shumë më i butë se sa shembujt e cekur më lartë

Nëse fërkimi me pastrues grimi nuk funksionon, atëher provoni lecka pastrimi ku “shumica prej tyre përmbajnë vajëra që janë të mira për heqjen e ngjyrës pa e irrituar lëkurën,” thot James Corbett. Lehtësisht fërkoni njollat me një leckë dhe pastaj prisni 5 minuta para se të shpërlani me ujë.

Truku nr. 4: Përdorni më shumë ngjyrë floku

Kjo duket paksa e çmendur, por me sa duket, aplikimi i ngjyrës së mbetur në njolla, faktikisht i largon ato. “Rregulli është se ngjyra largon ngjyrën, dhe uji vulos ngjyrën” thot David Stanko.

“Pra, kur ngjyrosja e flokëve të ketë përfunduar, aplikoni pak shampo rreth flokëve dhe një sasi të vogël të ngjyrës së flokëve në njolla,” spjegon ai. Ose thjesht veproni si Chris Appleton: “Fërkoni pak ngjyrë të mbetur në tas përreth flokëve në njolla para se ajo të pastrohet nga uji,” thot ai.

Truku nr. 5: Fërkojeni me brushë dhe pastë të dhëmbëve

Një koncept i thjeshtë: Merrni një brushë të pastër të dhëmbëve dhe një pastë dhëmbësh që nuk është gell, dhe largoni njollat. Përsëritni procesin 1 her në ditë derisa njollat të jenë larguar.

Stanko gjithashtu spjegon edhe 1 gjë: “Kur është fjala për pastën e dhëmbëve, formula e saj në fakt largon një shtresë të lëkurës dhe jo vetëm ngjyrën,” thot ai. Për atë sigurohuni që e pastroni mirë.